Gardena EasyCut 42 Accu Mode D'emploi page 196

Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 18
b) Duhet të mbani pajisje personale mbrojtëse. Gjithmonë të
mbani syze mbrojtëse. Mbajtja e pajisjes përkatëse të sigurisë,
si për shembull maska kundër pluhurit, këpucët e sigurisë
kundër rrëshqitjes, helmeta e sigurisë ose tapat mbrojtëse
për veshët, çon në zvoglimin e rrezikut për lëndime.
c) Mundohuni që të parandaloni vënien pa dashje në funksion.
Sigurohuni që aleti të jetë i fikur në momentin kur e lidhni atë
me kurrentin dhe / ose kur e lidhni atë me baterinë, si dhe kur
e ngrisni atë lartë dhe kur e transportoni. Transporti i veglës
së punës, duke mbajtur gishtin tek leva, si dhe lidhja e
aleteve elektronike të ndezura gjegjsisht të gatshëm për
punë, në prizën e kurrentit, mund të çojë në aksidente.
d) Para se të ndezni aletin elektronik, hiqni të gjithë
çelësat rregullues si dhe çelësat e tjera. Çelësat e
vendosura në një pjesë rrotulluese të aletit elektronik
mund të shkaktojnë lëndime.
e) Mos u stërmundohuni. Gjithmonë të keni parasysh që të
qëndroni në një pozitë të qëndrueshme, duke mbajtur
gjithnjë baraspeshën. Kjo ju mundëson kontrollin më të
mirë të aletit elektronik në situata të paparashikueshme.
f) Të mbani rroba të përshtatshme. Mos bani rroba të
gjera ose bizhuteri. Keni kujdes që flokët, rrobat dhe
dorashkat të mos futen në zonën ku ka pjesë të
lëvizshme. Rrobat e gjera, bizhuteria dhe flokët e gjata
ka rrezik që të ngatërrohen me pjesët e lëvizshme.
g) Në qoftë se ka aparaturë për të thithur apo mbledhur
pluhurin, atëherë lidheni atë dhe përdoreni atë sipas
rregullave. Përdorimi i pluhurthithëses zvogëlon
rreziqet që kanosen nga pluhuri.
4) Përdorimi dhe mirëmbajtja e aleteve elektronike
a) Mos përdorni fuqi të tepruar teksa punoni me aletin
elektronik. Përdoreni gjithmonë aletin e përshtatshëm
elektronik, varësisht nga determinimi i tij. Secili alet e
plotëson detyrën e tij më së miri dhe me sigurinë më të
lartë mundshme, po qe se përdoret pikërisht për qëllimin
përkatës, për të cilin është hedhur në treg nga prodhuesi.
b) Mos përdorni alete elektronike, po qe se nuk startohen
dhe fiken me anë të pullës së caktuar. Secili alet, tek i
cili nuk funksionon pulla për startim dhe fikje, paraqet
një rrezik, prandaj edhe duhet të riparohet.
c) Para se të ndryshoni rregullimet tek aleti elektronik si dhe
para se të ndërroni pjesët plotësuese apo të depononi
veglën e punës, duhet të hiqni spinën e veglës nga priza e
kurrentit dhe / ose nga akumulatori. Masat parandaluese
të sigurisë në fjalë zvogëlojnë rrezikun, që aleti i punës të
shtypet pa dashje për startim.
d) Depononi aletet elektronike, të cilat tani për tani nuk
përdoren, gjithmonë larg rrezes së veprimit të fëmijëve.
Mos lejoni njeri të përdorë aletin elektronik të punës, po
qe se nuk është i mirënformuar për mënyrën e veprimit
me të ose nëse nuk i ka të ditur udhëzimet përkatëse
të punës. Në duart e përdoruesve të paprovuar, aletet
elektronike të punës janë të rrezikshme.
e) Mirëmbajini aletet elektronike të punës. Sigurohuni që pjesët
e lëvizshme të jenë të kthyera në mënyrë korrekte si dhe që të
lëvizin pa pengesa, që të mos ketë pjesë të thyera si dhe që
të mos ketë përkufizime në funksionimin e veglës së punës.
Para se të punohet me alete elektronike të dëmtuara, ato
duhet të riprohen. Shumë aksidente ndodhin për shkak të
asaj se aletet elektronike nuk janë mirëmbajtur siç duhet.
f) Aletet për prerje të mbahen të mprehtë dhe të pastër.
Aletet për prerje të mirëmbajtura sipas rregullave me
cepe të mprehur mirë, nuk kapen grepthi aq kollaj dhe
196
mundësojnë një përdorim më të lehtë.
g) Aletet elektronike, pjesët e tyre plotësuese, thikat etj.
të përdorën vetëm në përputhje me udhëzimet në fjalë,
përveç kësaj, të keni parasysh edhe kushtet e punës dhe
punët që janë për t´u kryer. Përdorimi i aleteve elektronike
me destinim të gabuar mund të çojë në situata rreziku.
5) Përdorimi dhe trajtimi i aleteve për akumulatorin
a) Karrikoni akumulatorin vetëm me ngarkuesit, të cilët
janë rekomanduar nga vet prodhuesi. Për Ngarkuesit,
që janë të përshtatshme vetëm për lloje të caktuara të
akumulatorëve, ekziston rreziku i zjarrit, po qe se
përdoren akumulatorë të tjerë.
b) Të përdoren vetëm akumulatorët e parashikuar në aletet
elektronike. Përdorimi i akumulatorëve të tjerë mund të
shkaktojë lëndime dhe mund të çojë në rrezik zjarri.
c) Akumulatori, që nuk përdoret, të mbahet në distancë nga
kapset e fletave, nga monedhat, nga çelësat, nga
gozhdat, nga vidhat ose edhe nga gjësendet e tjera të
vogla të metalta, të cilat do të mund të shkaktonin lidhje të
kontakteve. Qarku i shkurtër në mes të kontakteve të
akumulatorit mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
d) Në qoftë se përdoret gabimisht, ka rrezik që të dalë lëngu
nga akumulatori. Mënjanoni kontaktin me atë lëngun.
Nëse rastësisht ju bie që të keni kontakt me të, duhet të
shpëlahet vendi me ujë. Në qoftë se lëngu ka depërtuar
edhe në sy, përveç shpëlarjes, duhet të merrni edhe
trajtimin përkatës mjekësor. Lëngu i akumulatorit që rrjedh
jashtë, mund të shkaktojë acarime në lëkurë ose djegie.
6) Service (Shërbimi)
a) Aletet tuaja elektronike të riparohen vetëm nga perso-
neli adekuat i kualifikuar, duke përdorur vetëm pjesë
origjinale zëvendësuese. Me këtë garantohet që të
qëndrojë më tutje siguria e aparatit.
Gërshërët e gardhishteve – Udhëzime sigurie:
• Të keni gjithmonë parasysh që të mos bie ndonjë pjesë e
trupit tek zona e veprimit të thikave. Gjatë kohës kur thikat
janë në lëvizje, mos e hiqni materialin e prerë e as mos e
mbani materialin që doni të prisni. Materiali i bllokuar të
largohet vetëm kur aleti të jetë i fikur. Vetëm edhe një
moment i vogël i pakujdesisë gjatë punës me gërshërën
e gardhishteve mund të shkaktojë lëndime të rënda.
• Gërshërën e gardhishteve mbajeni gjithmonë tek
doreza, e vetëm atëherë, kur thikat kanë pushuar së
lëvizuri. Gjatë transportit ose edhe gjatë deponimit të
gërshërës së gardhishteve duhet t´i vëhet mbulesa tek
pjesa si shpatë. Duke përdorur gërshërën e
gardhishteve në mënyrë të rregullt, ju zvogëloni
rrezikun e lëndimit me thikat.
• Aletet elektronike duhet t´i mbani tek vendet e izoluara
për kapje, ngase thika mund të preket me kabllot e
fshehura të rrymës. Kontakti i thikës me linjën e përçimit
të rrymës, pjesët metalike mund t´i vendosë nën
tension dhe kjo mund të shkaktojë një goditje elektrike.
Rekomandime shtesë për sigurinë tuaj
Siguria në vend të punës
Gërshërët e gardhishteve të përdoren vetëm në mënyrën
e parashikuar për përdorim.
Personit përdorues i takon përgjegjësia për aksidentimet
e personave të tjerë, dhe për rrezikun, i cili ju kanoset
atyre gjegjsisht pronës së tyre.
Të dhënat për sigurinë gjatë punës me pjesët elektrike
Lidhja e saj të bëhet vetëm me rrjetin e furnizimit me
kurrent, i cili gjindet i shënuar tek shpjeguesi i tipit.

Publicité

Table des Matières

Dépannage

loading

Ce manuel est également adapté pour:

8872

Table des Matières