Télécharger Imprimer la page

Bosch Heat Convector 4000 Serie Notice D'utilisation Destinée À L'utilisateur page 167

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 77
H Instalimi dhe përdorimi
▶ Mos e instaloni pajisjen poshtë prizës apo pranë perdeve,
apo materialeve të tjera të djegshme.
▶ Mos e përdorni ngrohjen ndanë banjës, dushit apo
pishinës.
▶ Mos e përdorni produktin në dhoma të vogla kur këto
përdoren nga persona që nuk mund të lihen vetëm në
dhomë, përveç nëse dhoma është nën mbikëqyrje të
vazhdueshme.
H Sipërfaqe e nxehtë
Disa pjesë të këtij produkti mund të bëhen shumë të nxehta dhe
të shkaktojnë djegie në kontakt me lëkurën. Duhet bërë kujdes
i veçantë kur ka të pranishëm fëmijë dhe të rritur që kanë nevojë
për mbikëqyrje.
H Rreziku nga mbinxehja, rreziku i zjarrit
Për të ulur rrezikun e zjarrit:
▶ Mbajini së paku 1 m larg daljes së ajrit tekstilet, perdet apo
materiale të tjera të djegshme.
▶ Mos vendosni gjë mbi konvektor. Mos e mbuloni dhe mos
hipni me konvektor.
▶ Siguroni shpërndarje të papenguar të nxehtësisë së
konvektorit.
▶ Përdoreni produktin vetëm në sipërfaqe horizontale dhe të
qëndrueshme, ose montojeni në mur.
H Rrezik për jetën nga rryma elektrike!
Prekja e një produkti apo kablloje lidhëse defektive mund të
shkaktojë elektroshok.
▶ Mos e përdorni produktin nëse ju është rrëzuar.
▶ Mos e përdorni produktin nëse ka shenja të dukshme
dëmtimi.
▶ Mos e hapni produktin.
▶ Shmangni interferencat e mundshme.
▶ Mos e përdorni produktin dhe hiqeni nga priza.
▶ Kontaktoni me servisin.
Adresat e servisit mund t'i gjeni në kreun 9, faqja 176.
-ose-
▶ Hidheni produktin sipas procedurës profesionale.
2
Të dhëna për produktin
Ky manual përmban informacion të rëndësishëm për
operatorin e sistemit në lidhje me përdorimin e sigurt të Heat
Convector 4000.
Konvektori mund të konfigurohet apo montohet vetëm jashtë
zonës së sigurisë (figura e hirtë  42, faqja 178)
Për këtë:
▶ Udhëzimet e instalimit.
Heat Convector 4000 – 6720883017 (2022/12)
2.1
Deklarata e konformitetit
Ndërtimi dhe funksionimi i këtij produkti është në përputhje me
direktivat evropiane dhe kriteret plotësuese këmbëtare.
Me markimin CE shpjegohet konformiteti i produktit
me të gjitha rregullat e zbatueshme ligjore të BE-së, të
cilat parashikojnë vendosjen e këtij markimi.
Teksti i plotë i deklaratës së konformitetit është i disponueshëm
në internet: www.bosch-thermotechnology.com.
2.2
Pajisjet e lëvruara
▶ Kontrollojini integritetin paketimit në dorëzim.
▶ Kontrolloni tërësinë e dorëzimit:
– Heat Convector 4000
– Dokumentacioni teknik
2.3
Përkufizimet
Heat Convector 4000 përmendet dhe si produkt, konvektor
apo pajisje në vijim të dokumentit.
2.4
Përdorimi në përputhje me qëllimin e duhur
Konvektori synohet për ngrohjen e ambienteve të banimit.
▶ Respektoni kushtet e lidhjes sipas të dhënave teknike dhe
standardeve e rregulloreve përkatëse shtetërore.
▶ Vendoseni ose montojeni konvektorin jashtë zonës së
sigurisë (figura e hirtë  42, faqja 178).
Përdorimet e tjera nuk janë sipas synimit. Dëmet që rezultojnë
nga një gjë e tillë janë të përjashtuara nga garancia.
2.5
Përshkrimi i produktit
Heat Convector 4000 është një konvektor elektrik me pllakë,
me varje muri apo montim në dysheme për ngrohjen e dhomave
(figura  40, faqja 178).
Legjenda e ikonave për figurën 40, faqja 178:
[1] Konvektor
[2] Monitori
[3] Çelësi ndezur/fikur
3
Vënia e parë në punë
Nëse pajisja është instaluar, konfiguruar apo sjellë nga një
ambient konsiderueshëm më i ftohtë, duhet fillimisht t'i
përshtatet temperaturës së ambientit.
▶ Mos e ndizni pajisjen për së paku gjysmë ore.
Kur pajisja ngrohet për herë të parë mund të ketë një erë të
lehtës bezdisëse (maksimumi për 2 orë) për shkak të tharjes së
mbetjeve të prodhimit.
Të dhëna për produktin
167

Publicité

loading