Télécharger Imprimer la page

Bosch Heat Convector 4000 Serie Notice D'utilisation Destinée À L'utilisateur page 166

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 77
Shpjegimi i simboleve dhe udhëzimet e sigurisë
1
Shpjegimi i simboleve dhe udhëzimet e
sigurisë
1.1
Shpjegimi i simboleve
Këshilla sigurie
Tek këshillat paralajmëruese, fjalët sinjalizuese karakterizojnë
llojin dhe ashpërsinë e pasojave, nëse nuk respektohen masat
për parandalimin e rreziqeve.
Fjalët e mëposhtme sinjalizuese janë të përcaktuara dhe mund
të jenë përdorur në dokumentin që keni para:
RREZIK
RREZIK do të thotë që mund të shkaktohen dëme të rënda dhe
deri me rrezik për jetën.
PARALAJMËRIM
PARALAJMËRIM do të thotë që mund të shkaktohen dëme të
rënda deri në rrezik për jetën.
KUJDES
KUJDES do të thotë që mund të shkaktohen dëme të lehta deri
të mesme të rënda në persona.
KËSHILLË
KËSHILLË do të thotë që mund të shkaktohen dëme materiale.
Informacione të rëndësishme
Informacionet e rëndësishme pa rreziqe për njerëzit ose sendet
shënohen me simbolin informues Info.
Simbole të tjera
Simboli Kuptimi
Hapi që duhet kryer
Referencë në një faqe tjetër në dokument
Numërimi/Shënimi në listë
Numërimi/Shënimi në listë (niveli i 2-të)
tab. 170
166
1.2
Këshilla të përgjithshme sigurie
H Udhëzime për grupin e synuar
Ky manual synohet për operatorin e produktit.
Duhet të respektohen udhëzimet në të gjitha manualet.
Moszbatimi mund të ketë si pasojë dëmtime të rënda të
personelit, madje edhe me pasojë vdekjen, si dhe dëme
materiale dhe të ambientit.
▶ Lexojini para përdorimit dhe ruajini manualet e shërbimit
(rregulluesi i ngrohtësisë etj.).
▶ Respektoni këshillat e mëposhtme të sigurisë dhe të
mirëmbajtjes.
▶ Pastrojeni dhe mirëmbajeni së paku një herë në vit në
intervalet e përmendura. Kontrollojeni të gjithë sistemin
për funksionimin e duhur.
▶ Riparojini menjëherë defektet e mundshme të hasura.
H Siguria e pajisjeve elektrike për përdorimin në shtëpi
dhe për qëllime të ngjashme
Për mënjanimin e rreziqeve nga ngrohëset elektrike të dhomës
vlejnë specifikimet e mëposhtme EN 60335-1 dhe EN 60335-
2-30:
„Fëmijët nën 3 vjeç duhet mbajtur larg përveç nëse janë nën
mbikëqyrje të vazhdueshme. Fëmijët e moshës 3 vjeç deri në 8
vjeç mund ta ndezin e fikin pajisjen vetëm nëse janë nën
mbikëqyrje apo nëse janë udhëzuar për përdorimin e sigurt të
pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet përkatëse, gjithnjë nëse pajisja
është e vendosur apo e instaluar në pozicionin e vet normal të
përdorimit. Fëmijët e moshës 3 vjeç deri në 8 vjeç nuk duhet ta
fusin spinën në prizë, nuk duhet ta rregullojnë pajisjen, nuk
duhet ta pastrojnë pajisjen dhe/ose nuk duhet t'i bëjnë
mirëmbajtjen e përdorimit."
„Nëse dëmtohet linja e lidhjes në rrjet, ajo duhet zëvendësuar
nga prodhuesi ose shërbimi i tij i klientit ose një person me
kualifikim të ngjashëm, për të mënjanuar rreziqet."
H Siguria e pajisjeve elektrike për përdorimin në shtëpi
dhe për qëllime të ngjashme
Për mënjanimin e rreziqeve nga pajisjet elektrike vlejnë në
përputhje me EN 60335-1 standardet e mëposhtme:
„Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë mbi 8 vjeç ose nga
persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore, ose
me mungesë përvoje dhe dijesh nëse ata mbahen nën vëzhgim
ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e sigurt të pajisjes dhe
kuptojnë rreziqet që lindin nga përdorimi i saj. Fëmijët nuk
lejohen të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajta nga ana
e përdoruesit nuk lejohet të kryhet nga fëmijët pa qenë nën
vëzhgim."
„Nëse dëmtohet linja e lidhjes në rrjet, ajo duhet zëvendësuar
nga prodhuesi ose shërbimi i tij i klientit ose një person me
kualifikim të ngjashëm, për të mënjanuar rreziqet."
Heat Convector 4000 – 6720883017 (2022/12)

Publicité

loading