Télécharger Imprimer la page

Beko GN162420P Mode D'emploi page 186

Masquer les pouces Voir aussi pour GN162420P:

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 40
Përdorimi i produktit
5.2. Aktivizimi i paralajmërimit
të ndërrimit të filtrit të ujit
(Për produktet e lidhura me linjën e ujit të
rrjetit kryesor dhe të pajisura me filtër)
Paralajmërimi i ndërrimit të filtrit aktivizohet si më
poshtë:
1.
60 sekonda pas ndezjes së frigoriferit, mbani
të shtypur butonat e ekranit dhe të pushimeve
për 3 sekonda.
2. Më pas futni 1-4-5-3 si fjalëkalim.
Konfirmimi i numrave të futur të fjalëkalimit
Zgjedhja e fjalëkalimit
4
3
4
3
Futni 1-4-5-3 si më poshtë:
Shtypni butonin e caktimit FF një herë.
Shtypni butonin e caktimit FRZ një herë.
Shtypni butonin e caktimit FF 4 herë.
Shtypni butonin e caktimit FRZ një herë.
Shtypni butonin e caktimit FF 5 herë.
Shtypni butonin e caktimit FRZ një herë.
Shtypni butonin e caktimit FF 3 herë.
Shtypni butonin e caktimit FRZ një herë.
Nëse e futni si duhet fjalëkalimin, do të dëgjoni për pak
kohë alarmin dhe treguesi i paralajmërimit të ndërrimit
të filtrit do të aktivizohet.
Llogaritja automatike e kohës së përdorimit të filtrit nuk
është e aktivizuar nga fabrika.
Ajo duhet të aktivizohet në produktet e pajisura me një
filtër.
Frigoriferi do të lëshojë automatikisht një paralajmërim
për ndërrimin e filtrit në intervale 6-mujore.
Nëse përsëritni të njëjtën procedurë kur llogaritja
automatike e kohës së përdorimit të filtrit është aktive,
atëherë funksioni do të anulohet.
5.3. Ndarja e perimeve me
kontroll të lagështisë
(FreSHelf)
(Kjo veçori është opsionale)
Vlerat e lagështisë për perimet dhe frutat mbahen
nën kontroll me veçorinë e ndarjes së perimeve
me lagështi të kontrolluar dhe ushqimet do të
qëndrojnë të freskëta për një kohë më të gjatë.
Ne rekomandojmë që t'i vendosni perimet jeshile
si sallata, spinaqi dhe perimet që janë të ndjeshme
ndaj humbjes së lagështisë në mënyrë horizontale
A
brenda në ndarjen e perimeve, dhe jo mbi rrënjët e
tyre në një pozicion vertikal.
A
Kur të vendosni perimet, duhet të merrni parasysh
gravitetin specifik të perimeve. Perimet e rënda
dhe të forta duhet të vendosen fund të ndarjes së
2
perimeve dhe perimet e lehta dhe të buta duhet të
vendosen sipër.
2
Mos i lini asnjëherë perimet brenda në ndarje
1
në qeset e tyre. Nëse perimet lihen brenda në
qese, kjo do të bëjë që të prishen në një kohë të
1
shkurtër. Në rast se nuk preferohet kontakti me
perimet e tjera për arsye higjienike, përdorni një
letër me vrima dhe materiale të tjera të ngjashme
për paketimin në vend të qeseve.
Mos vendosni bashkë dardhat, pjeshkat, kajsitë,
etj. dhe veçanërisht mollët, të cilat kanë një nivel
të lartë prodhimi të gazit etilen në të njëjtën
ndarje me perimet dhe frutat e tjera. Gazi etilen
që lëshojnë këto fruta mund të bëjë që frutat e
tjera të piqen shpejt dhe të prishen në një kohë të
shkurtër.
26 / 38 SQ
Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

Gn163120sGn162320sGn170110wGn170110sGn168210wGn168210s