Télécharger Imprimer la page

LG GBB569NSAFB Manuel Du Propriétaire page 480

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 181
MIRËMBAJTJA
Shënime për pastrimin
• Kur hiqni një raft ose sirtar nga brenda pajisjes,
hiqni të gjitha ushqimet e vendosura nga rafti
ose sirtari për të parandaluar lëndimet ose
dëmtimet në pajisje.
− Përndryshe, mund të ndodhin lëndime për
shkak të peshës të ushqimeve të vëna.
• Nëse pastroni hapësirat e jashtme të ajrimit
të pajisjes duke përdorur fshesë me korrent,
atëherë duhet të hiqet kodroni i energjisë nga
priza për të shmangur çdo shkarkesë statike
që mund të dëmtojë pjesët elektronike ose të
shkaktojë goditje elektrike.
• Nxirrini raftet dhe sirtarët dhe lajini me ujë dhe
pastaj thajini mirë para se t'i vendosni përsëri.
• Fshijeni rregullisht gominën e derës me një
leckë të butë të njomë.
• Spërkatjet dhe njollat e koshit të derës duhet të
pastrohen pasi mund të komprometojnë aftësinë
ruajtëse të koshit dhe mund të dëmtohet.
• Pas pastrimit, kontrolloni nëse është dëmtuar,
gërryer ose nuk është futur mirë kablli i
energjisë.
• Mbajini të pastra hapësirat e ajrimit jashtë
pajisjes.
− Hapësirat e ajrimit të bllokuara mund të
shkaktojnë zjarr ose dëmtim të pajisjes.
• Lustrimi sipërfaqeve metalike të jashtme të lyera
ndihmon në parandalimin e gërryerjes. Mos
i lustroni pjesët plastike. Lustrojini sipërfaqet
metalike të paktën dy herë në vit me një pastë
pajisjesh (ose pastë makinash). Aplikojeni
pastën me një leckë të pastër, të butë.
• Kur pastroni brenda ose jashtë pajisjes, mos e
fshini atë me furçë të ashpër, pastë dhëmbësh,
apo materiale që mund të ndizen. Mos përdorni
agjentë pastrimi që përmbajnë substanca të
ndezshme.
− Kjo mund të shkaktojë çngjyrosje ose
dëmtimin e pajisjes.
− Substancat e ndezshme: alkool (etanol,
metanol, alkool izopropil, alkool izobutil, etj),
hollues, zbardhues, benzen, lëng i djegshëm,
abraziv, etj
• Për pjesën e jashtme të pajisjes, përdorni
një sfungjer të pastër ose leckë të butë dhe
detergjent të butë me ujë të ngrohtë. Mos
përdorni pastrues gërryes ose të fortë. Thajeni
mirë me leckë të butë.
• Mos i pastroni asnjëherë raftet ose mbajtëset në
lavastovilje.
20
− Pjesët mund të deformohen për shkak të
nxehtësisë.
• Nëse pajisja ka një llambë LED, mos e hiqni
kapakun e llambës në përpjekje për ta riparuar
ose rregulluar. Ju lutem kontaktoni një qendër
informacioni për klientin të LG Electronics.
SQ

Publicité

loading