Télécharger Imprimer la page

LG GBB569NSAFB Manuel Du Propriétaire page 466

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 181
Përdorimi
• Mos e përdorni pajisjen për asnjë qëllim (ruajtje të materialeve ose
ngarkesave mjekësore ose eksperimentale) përveçse për ruajtjen e
ushqimeve shtëpiake.
• Hiqeni spinën e energjisë gjatë stuhive ose rrufeve të mëdha ose kur
nuk përdoret për kohë të gjatë.
• Mos e prekni spinën e energjisë ose kontrollet e pajisjes me duar të
lagura.
• Mos e përkulni kabllon e korrentit tepër e mos vendosni objekte të
rënda mbi të.
• Nëse uji depërton në pjesët elektrike të pajisjes, shkëputeni spinën
e energjisë dhe kontaktoni një qendër informacioni për klientin të LG
Electronics.
• Mos i vendosni duart ose objekte metalike brenda vendit që nxjerr
ajrin e ftohtë, ose mos e mbuloni ose nxehni grilën e shkarkimit
mbrapa.
• Mos ushtroni forcë të tepërt ose mos e goditni kapakun e pasmë të
pajisjes.
• Mos futni kafshë, si p.sh. kafshë shtëpiake brenda produktit.
• Bëni kujdes për fëmijët pranë kur hapni ose mbyllni derën e pajisjes.
Dera mund të godasë fëmijën dhe të shkaktojë lëndime. Mos lini
asnjë person të varet tek dyert pasi mund të ndodhë që të bjerë
pajisja dhe të shkaktojë lëndime serioze.
• Shmangni rrezikun që fëmijët të bllokohen brenda pajisjes. Një fëmijë
i bllokuar brenda pajisjes mund të mbytet.
• Mos vendosni sende të rënda ose delikate, enë të mbushura me
lëng, substanca të djegshme, sende të ndezshme (si qirinj, llamba
etj.), ose pajisje ngrohëse (si soba, ngrohës etj.) mbi pajisje.
6
SQ

Publicité

loading