Télécharger Imprimer la page

LG GBB569NSAFB Manuel Du Propriétaire page 474

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 181
PËRDORIMI
Shënime për përdorimin
• Përdoruesit duhet të mbajnë në mend se mund
të formohet ngricë nëse dera nuk mbyllet
plotësisht, nëse lagështia është shumë e lartë
gjatë verës ose nëse dera e ngrirjes hapet
shpesh.
• Sigurohuni që të ketë hapësirë të mjaftueshme
midis ushqimeve të mbajtura mbi raft ose koshin
e derës për të lejuar që dera të mbyllet komplet.
• Hapja e derës lejon që të hyjë ujë i ngrohtë
në pajisje dhe mund të bëjë që temperatura e
brendshme të rritet.
• Nëse po e lini pajisjen të fikur për një periudhë
të gjatë kohore, hiqni të gjitha ushqimet që janë
brenda dhe shkëputni kordonin e furnizimit me
energji. Pastroni pjesën e brendshme dhe lini
dyert paksa të hapura për të parandaluar rritjen
e mykut në pajisje.
Sugjerim për kursimin e energjisë
• Sigurohuni që të ketë hapësirë të mjaftueshme
midis ushqimeve të vëna. Kjo lejon që ajri i
ftohtë të qarkullojë lirshëm dhe ul faturat e
energjisë elektrike.
• Vendosini ushqimet e nxehta vetëm pasi të jenë
ftohur me qëllim që të parandalohet formimi i
lagështisë ose akullit.
• Kur vendosni ushqime në dhomëzën e ngrirësit,
vendoseni temperaturën e ngrirjes më të ulët se
temperatura e treguar në ushqim.
• Mos vendosni ushqime pranë sensorit të
temperaturës të frigoriferit. Mbani një distancë
prej të paktën 3 cm nga sensori.
• Vini re se rritja e temperaturës pas shkrirjes
ka një rreze të lejueshme në specifikimet e
pajisjes. Nëse doni që të minimizoni ndikimin që
kjo mund të ketë në ruajtjen e ushqimeve për
shkak të rritjes së temperaturës, mbulojini ose
mbështillini ushqimet e ruajtura në disa shtresa.
• Sistemi automatik i shkrirjes në pajisje (sistemi
defrost) lejon që ndarja të mos akumulojë
asnjëherë akull në kushte normale funksionimi.
14
Mbajtja e ushqimeve në mënyrë
të efektshme
• Mbajini ushqimet e ngrira ose ushqimet e
ftohura brenda enëve të mbyllura.
• Kontrolloni datën e skadencës dhe etiketën
(udhëzimet e ruajtjes) para se të vendosni
ushqimet në pajisje.
• Mos i mbani ushqimet për periudha të gjata
(më shumë se 4 javë) nëse prishen lehtë në
temperaturë ambienti.
• Vendosini ushqimet e ftohura ose ushqimet
e ngrira brenda secilit frigorifer ose ngrirës
menjëherë pasi t'i keni blerë.
• Mos ngrini përsëri çfarëdo ushqimi që është
shkrirë më parë. Ngrirja përsëri e ushqimeve që
janë shkrirë tashmë pakëson shijen dhe vlerat
ushqyese.
• Mos i mbështillni dhe ruani ushqimet me gazetë.
Materiali i printimit të gazetës ose substancave
të tjera të huaja mund njollosë dhe të ndotë
ushqimet.
• Mos e mbushni pajisjen tepër. Ajri i ftohtë nuk
mund të qarkullojë siç duhet nëse pajisja është
e mbingarkuar.
• Nëse vendosni një temperaturë tepër të ulët për
ushqimet, ato mund të ngrijnë. Mos vendosni
temperaturë më të ulët se temperatura që duhet
për t'i ruajtur ushqimet mirë.
• Për më shumë hapësirë, mund të hiqni raftin e
shisheve, tabakën e vezëve, tabakën e akullit
dhe sirtarin e konvertuesit të freskisë.
SQ

Publicité

loading