Makita PDC01 Manuel D'instructions page 166

Masquer les pouces Voir aussi pour PDC01:
Table des Matières

Publicité

Përdorimi i xhepit të përshtatësve
KUJDES:
Mos e përdorni këtë njësi me
kordonin e fiksuar duke përdorur grepin
dhe shtrënguesen në formë laku të xhepit të
përshtatësve.
Përshtatësit mund t'i fusni në xhepin e përshtatësve siç
tregohet në figurë.
► Fig.6: 1. Përshtatësi 2. Xhepi i përshtatësve
► Fig.7: 1. Përshtatësi 2. Xhepi i përshtatësve
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që njësia të
jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë e hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në njësi.
Montimi i njësisë
1.
Bashkoni kasën e baterisë me pllakën e bazës siç
tregohet në figurë. Sigurohuni që të bllokoni levat në
të dyja anët e pllakës së bazës pasi bashkoni kasën e
baterisë.
► Fig.8: 1. Leva 2. Kasa e baterisë 3. Pllaka e bazës
KUJDES:
Sigurohuni që kasa e baterisë të
fiksohet mirë me pllakën e bazës, dhe të kyçet me
levat. Ndryshe, kasa e baterisë mund të bjerë ndërsa
vishni njësinë ose përdorni njësinë dhe të shkaktojë
lëndim.
2.
Rregulloni pozicionin e rripit të mesit. Tërhiqni
levën e rregullimit të lartësisë, më pas rregulloni
pozicionin e rripit të mesit duke rrëshqitur pllakën e
bazës, dhe më pas ktheni levën.
► Fig.9: 1. Leva e rregullimit të lartësisë 2. Pllaka e
bazës 3. Rripi i mesit
VINI RE:
Nëse leva e rregullimit të lartësisë është
e liruar, shtrëngoni dadon e levës së rregullimit
të lartësisë. Kur shtrëngoni dadon, mos e shtrëngoni
atë në mënyrë të tepruar. Përndryshe, leva e
rregullimit të lartësisë nuk do të lëvizë.
► Fig.10: 1. Dadoja
3.
Bashkoni xhepin e përshtatësve me rripin e mesit
me grepin dhe shtrënguesen në formë laku siç tregohet
në figurë.
► Fig.11: 1. Xhepi i përshtatësve
SHËNIM: Xhepi i përshtatësve mund të bashkohet në
anën e majtë ose të djathtë të rripit të mesit.
4.
Rregulloni gjerësinë e rripit të krahut duke
përdorur rripin e rregullimit të gjerësisë.
► Fig.12: 1. Rripi i rregullimit të gjerësisë
5.
Vishni njësinë, më pas bllokoni tokëzën e rripit të
mesit dhe më pas rregulloni gjatësinë e rripit të mesit.
► Fig.13: 1. Tokëza
SHËNIM: Ju mund ta palosni dhe ta fiksoni rripin me
grepin dhe shtrënguesen në formë laku siç tregohet
në figurë.
► Fig.14: 1. Rripi
6.
Rregulloni gjatësinë e rripit të krahut.
► Fig.15: 1. Rripi i krahut
SHËNIM: Ju mund ta palosni dhe ta fiksoni rripin me
grepin dhe shtrënguesen në formë laku siç tregohet
në figurë.
► Fig.16: 1. Rripi
PËRDORIMI
KUJDES:
Kur e vishni njësinë, sigurohuni që
ta vendosni rripin e krahut në të dyja shpatullat.
Ndryshe, njësia mund të bjerë ndërsa vishni njësinë
ose përdorni njësinë dhe të shkaktojë lëndim.
KUJDES:
Kur e vishni njësinë, sigurohuni që
ta vishni njësinë në kurriz. Përndryshe, njësia mund
të bjerë gjatë përdorimit dhe të shkaktojë lëndim.
KUJDES:
Gjithmonë fikeni veglën ose
makinerinë përpara se të ndizni njësinë ose të
lidhni fishën e përshtatësit me folenë e kasës së
baterisë. Përndryshe, vegla ose makineria mund të
ndizen papritur duke shkaktuar lëndime.
Lidhja e njësisë me veglën ose
makinerinë
1.
Tërhiqeni kordonin nga ana e majtë ose e djathtë
e kasës së baterisë. Kur tërhiqni kordonin, sigurohuni
që ta vendosni kordonin me mbajtëset siç tregohet në
figurë.
► Fig.17: 1. Kordoni 2. Mbajtësja
2.
Visheni njësinë.
3.
Futni fishën e përshtatësit në folenë e kasës së
baterisë në mënyrë që shenja e shigjetës në fishë të
jetë e bashkërenditur me atë në fole.
► Fig.18: 1. Priza 2. Çelësi 3. Shenja e shigjetës
VINI RE:
Kur shkëputni fishën dhe folenë,
mos mbani me dorë kordonët, por mbani me
dorë fishën dhe folenë. Ndryshe, kordonët mund
të dëmtohen dhe të shkaktojnë keqfunksionim të
njësisë.
SHËNIM: Fisha dhe foleja shkëputen nëse aplikohet
një ngarkesë e caktuar.
4.
Instaloni përshtatësit në vegël ose makineri në të
njëjtën mënyrë si kutia e baterisë.
► Fig.19: 1. Përshtatësi
VINI RE:
Për veglën ose makinerinë me bateri
18 V, përdorni përshtatësin për 18 V. Për veglën
ose makinerinë me bateri 36 V (18 V x 2), përdorni
përshtatësit për 36 V (18 V x 2).
166 ALBANIAN

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières