Makita PDC01 Manuel D'instructions page 165

Masquer les pouces Voir aussi pour PDC01:
Table des Matières

Publicité

Treguesi i kapacitetit të mbetur të
baterive
Vetëm për kuti baterie me llambë
► Fig.4: 1. Llambat treguese 2. Butoni i kontrollit
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për
të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat
treguese ndizen për pak sekonda.
Llambat treguese
Ndezur
Fikur
SHËNIM: Në varësi të kushteve të përdorimit dhe
të temperaturës së ambientit, treguesi mund të
ndryshojë paksa nga kapaciteti aktual.
Sistemi i mbrojtjes së veglës/
baterisë
Vegla është e pajisur me një sistem të mbrojtjes së
veglës/baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht
energjinë në motor për të zgjatur jetëgjatësinë e veglës
dhe baterisë. Vegla do të ndalojë automatikisht gjatë
punës nëse vegla ose bateria janë vendosur sipas një
prej kushteve të mëposhtme:
Mbrojtja nga mbingarkesa
Kur vegla ose bateria vihet në punë në një mënyrë që e
bën atë të tërheqë një rrymë më të lartë nga normalja,
vegla fiket automatikisht pa dhënë asnjë shenjë.
Në këtë situatë, fikeni veglën dhe ndaloni punën që
shkaktoi mbingarkesën e veglës. Pastaj ndizeni veglën
për ta rinisur.
Mbrojtja ndaj mbinxehjes
Kur vegla ose bateria mbinxehet, vegla ndalon
automatikisht. Në këtë rast, lëreni veglën dhe baterinë
të ftohet përpara se ta ndizni sërish.
Mbrojtja nga mbishkarkimi
Kur kapaciteti i baterisë nuk është i mjaftueshëm, vegla
ndalon automatikisht. Në këtë rast, hiqeni baterinë nga
vegla dhe ngarkojeni.
Kapaciteti i
mbetur
Duke pulsuar
75% deri 100%
50% deri 75%
25% deri 50%
0% deri 25%
Ngarkojeni
baterinë.
Llambushka
mund të ketë
keqfunksionuar.
Butoni i energjisë dhe treguesi i
baterisë
KUJDES:
Sigurohuni që vegla ose makineria
të jenë fikur përpara ndezjes së njësisë.
Përndryshe, vegla ose makineria mund të ndizen
papritur duke shkaktuar lëndime.
► Fig.5: 1. Llamba e rrymës kryesore 2. Butoni i
energjisë
Për të ndezur energjinë, shtypni butonin e energjisë.
Llamba e rrymës kryesore ndizet në të gjelbër. Për të
fikur energjinë, shtypni butonin e energjisë për pak
sekonda.
SHËNIM: Nëse njësia dhe vegla ose makineria e
lidhur lihen të pamonitoruara për 8 orë, njësia fiket
automatikisht.
Nëse llamba e rrymës kryesore pulson në ngjyrë të
gjelbër, përshtatësi nuk lidhet me njësinë ose bateritë
janë të zbrazura. Në këtë rast, lidhni përshtatësin me
njësinë ose karikoni bateritë. Nëse llamba vazhdon
të pulsojë në ngjyrë të gjelbër, referojuni kapitullit të
zgjidhjes së problemeve.
Nëse llamba e rrymës kryesore pulson në mënyrë
të alternuar në të kuqe dhe të gjelbër, fikeni dhe më
pas ndizeni sërish. Nëse llamba e rrymës kryesore
vazhdon të pulsojë në mënyrë të alternuar në të kuqe
dhe të gjelbër edhe pas ndezjes, kërkojini qendrës së
autorizuar të shërbimit të Makita që ta riparojë.
Shtypni butonin e energjisë për të treguar kapacitetin
e mbetur të baterisë. Llamba e treguesit që i
korrespondon secilës portë baterie ndizet për rreth 5
sekonda.
Llambat treguese
Ndezur
SHËNIM: Llambat e treguesit për kapacitetin
e mbetur të baterisë janë vetëm për referencë.
Kapaciteti aktual i baterisë mund të ndryshojë në
varësi të kushteve të përdorimit.
SHËNIM: Nëse vegla ose makineria ka llamba
treguesi për kapacitetin e mbetur të baterisë, mos
iu referoni llambave të treguesit të veglës ose
makinerisë, por llambave të treguesit të kësaj njësie.
165 ALBANIAN
Fikur
Duke pulsuar
Kapaciteti i
mbetur
50% deri 100%
0% deri 50%
Ngarkojeni
baterinë.

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières