Beko B 1902 HCA Manuel D'utilisation page 50

Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles

Les langues disponibles

Frigoriferi punon shpesh për një kohë të gjatë.
• Produkti i ri mund të jetë më i gjerë se ai i mëparshmi. Frigoriferët më të
mëdhenj punojnë për një kohë më të gjatë.
• Temperatura e dhomës mund të jetë e lartë. >>>Është normale që produkti të
punojë për periudha më të gjata në ambient të ngrohtë.
• Frigoriferi mund të jetë vënë në prizë së fundi ose mund të jetë i mbushur me
ushqime. >>>Kur frigoriferi vihet në prizë ose është mbushur së fundi me
ushqime, do të kërkojë më shumë kohë që të arrijë temperaturën e caktuar. Kjo
është normale.
• Sasi të mëdha ushqimesh të nxehta mund të jenë vendosur në frigorifer së
fundi. >>>Mos vendosni ushqime të nxehta në frigorifer.
• Dyert mund të hapen shpesh ose të lihen pak hapur për një kohë të gjatë.
>>>Ajri i ngrohtë që ka hyrë në frigorifer bën që frigoriferi të punojë për
periudha më të gjata. Mos i hapni dyert shpesh.
• Dera e ndarjes të frigoriferit ose ngrirësit mund të jetë lënë pak hapur.
>>>Kontrolloni nëse dyert janë mbyllur plotësisht.
• Frigoriferi është rregulluar në një temperaturë shumë të ulët. >>>Rregulloni
temperaturën e frigoriferit në një gradë më të ngrohtë dhe prisni derisa të
arrihet temperatura.
• Gomina e derës të frigoriferit ose ngrirësit mund të jetë ndotur, konsumuar,
çarë ose të mos jetë izoluar mirë. >>>Pastroni ose ndërroni gominën.
Gominat e dëmtuara/çara bëjnë që frigoriferi të punojë më gjatë për të ruajtur
temperaturën aktuale.
Temperatura e ngrirësit është shumë e ulët ndërsa temperatura e frigoriferit
është e mjaftueshme.
• Temperatura e ngrirësit është rregulluar në një vlerë shumë të ulët.
>>>Rregulloni temperaturën e ngrirësit në një gradë më të ngrohtë dhe
kontrolloni.
Temperatura e frigoriferit është shumë e ulët ndërsa temperatura e ngrirësit
është e mjaftueshme.
• Temperatura e frigoriferit është rregulluar në një vlerë shumë të ulët.
>>>Rregulloni temperaturën e frigoriferit në një gradë më të ngrohtë dhe
kontrolloni.
Ushqimet që mbahen në sirtarët e ndarjes të frigoriferit kanë ngrirë.
• Temperatura e frigoriferit është rregulluar në një vlerë shumë të lartë.
>>>Rregulloni temperaturën e frigoriferit në një vlerë më të ulët dhe
kontrolloni.
23
SQ

Publicité

Chapitres

Table des Matières
loading

Table des Matières