Electrolux EIV654 Notice D'utilisation page 6

Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 70
tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur
nga spina.
• Përdorni mjetet e duhura izoluese: çelësat
mbrojtës, siguresat (siguresat që
vidhosen duhet të hiqen nga foleja),
salvavitat dhe kontaktorët.
• Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje
instaluese e cila ju lejon të shkëpusni
pajisjen nga rryma elektrike në të gjitha
polet. Pajisja instaluese duhet të ketë një
hapje kontakti me gjerësi minimale 3 mm.
2.3 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe
goditjeje elektrike.
• Hiqni të gjithë paketimin, etiketimin dhe
filmin mbrojtës (nëse ka) para përdorimit
për herë të parë.
• Kjo pajisje është vetëm për përdorim
shtëpiak (të brendshëm).
• Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
• Sigurohuni që vendet e ventilimit të mos
jenë bllokuar.
• Mos harroni ta kontrolloni pajisjen gjatë
punës.
• Fikni zonën e gatimit pas çdo përdorimi.
• Mos vendosni takëmë ose kapakë
tenxheresh në zonat e gatimit. Ato mund
të nxehen.
• Mos e vendosni në punë pajisjen me duar
të lagura ose kur keni pasur kontakt me
ujin.
• Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune
ose si sipërfaqe mbështetëse.
• Nëse sipërfaqja e pajisjes është e
plasaritur, shkëputeni menjëherë pajisjen
nga priza. Bëni këtë për të parandaluar
ndonjë tronditje elektrike.
• Përdoruesit me stimulues kardiak duhet të
mbajnë një distancë minimale prej 30 cm
nga zonat e gatimit me induksion kur
pajisja është në punë.
• Kur futni ushqim në ujë të nxehtë, mund
të krijohen spërkatje.
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe shpërthimi
• Yndyrat dhe vajrat kur nxehen mund të
lëshojnë avuj të ndezshëm. Mbajini flakët
6
SHQIP
ose objektet e nxehura larg yndyrave dhe
vajrave kur gatuani me ato.
• Avujt e çliruar nga vajrat e nxehtë mund të
shkaktojnë djegie spontane.
• Vajrat e përdorur që përmbajnë mbetje
ushqimesh mund të shkaktojnë zjarr në
temperaturë më të ulët sesa vajrat e
përdorur për herë të parë.
• Mos vendosni produkte që marrin flakë
ose sende të lagura me produkte të
ndezshme brenda, pranë pajisjes ose mbi
të.
PARALAJMËRIM!
Rrezik dëmtimi i pajisjes.
• Mos i mbani enët e nxehta të gatimit në
panelin e kontrollit.
• Mos vendosni kapak të nxehtë tigani në
një sipërfaqen e xhamit të pianurës.
• Mos i lini enët e gatimit të thahen duke
zier.
• Bëni kujdes të mos lini sende apo enë
gatimi të bien mbi pajisje. Sipërfaqja
mund të dëmtohet.
• Mos i aktivizoni zonat e gatimit me enë
bosh apo pa enë fare.
• Mos vendosni fletë alumini në pajisje.
• Enët e gatimit prej gize, alumini apo me
fund të dëmtuar mund të shaktojnë
gërvishtje në xham/ qeramikën e xhamit.
Ngrijini gjithnjë lart këto sende kur t'ju
duhet t'i lëvizni në sipërfaqen e gatimit.
• Kjo pajisje përdoret vetëm për gatim. Nuk
duhet të përdoret për qëllime të tjera, për
shembull ngrohja e dhomës.
2.4 Kujdesi dhe pastrimi
• Pastrojeni pajisjen rregullisht për të
parandaluar dëmtimin e materialit të
sipërfaqes.
• Fikeni pajisjen dhe lëreni të ftohet para se
ta pastroni.
• Mos përdorni ujë me spërkatje dhe avull
për të pastruar pajisjen.
• Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë të
lagësht. Përdorni vetëm detergjente
neutrale. Mos përdorni produkte gërryese,
materiale pastruese të ashpra, tretës ose
objekte metalike.

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières