Gjuha; Hyrje; Përdorimi I Synuar; Përshkrimi I Produktit - Gardena 7000/C Mode D'emploi

Pompe pour eaux claires/ pompe pour eaux chargées
Masquer les pouces Voir aussi pour 7000/C:
Table des Matières

Publicité

Gjuha

Gjuha fillestare e këtyre udhëzimeve është anglishtja.
Versionet në gjuhë të tjera janë përkthime të udhëzimeve
fillestare.

Hyrje

Ky produkt mund të përdoret nën
mbikëqyrje ose, nëse janë dhënë
udhëzime për përdorimin e sigurt
të produktit dhe janë kuptuar
rreziqet rezultuese, nga fëmijë të
moshës 8 vjeç e lart, si dhe nga
persona me aftësi të kufizuara
fizike, ndijore apo mendore ose
me mungesë përvoje dhe
njohurish. Fëmijët nuk duhet të
lejohen të luajnë me produktin.
Pastrimi dhe mirëmbajtja nga
përdoruesi nuk duhet të kryhen
nga fëmijët pa mbikëqyrje.
Nuk rekomandohet përdorimi i
këtij produkti nga të rinjtë nën 16
vjeç.
Simbolet në produkt
Përdorimi i shkujdesur apo i gabuar i këtij
produkti mund të sjellë lëndimin e përdoruesit
ose personave të tjerë. Lexoni dhe kuptoni
përmbajtjen e manualit të përdorimit. Ruajeni
manualin për referencë në të ardhmen.
Lexoni udhëzimet.
36 - 001 - 08.07.2016
Hyrje
Përdorimi i synuar
GARDENA 7000/C ; 7000/D synohet për përdorim privat
në ambientet e shtëpisë dhe të kopshtit. Synimi kryesor i
përdorimit është për kullime në rast përmbytjeje, por
gjithashtu për transferimin e ujit drejt dhe nga depozitat,
duke e pompuar ujin jashtë, për tërheqjen e ujit nga puset
dhe grykat, për kullimin e varkave dhe jahteve dhe për
ajrimin dhe qarkullimin e ujit për periudha të kufizuara.
Produkti nuk ka si qëllim përdorimin afatgjatë (p.sh.
përdorimin për qarkullim të vazhdueshëm) në një vaskë.
Jetëgjatësia e produktit do shkurtohet përkatësisht nëse
përdoret në këtë mënyrë. Substancat gërryese, të
ndezshme ose shpërthyese (p.sh. benzina, parafina,
celuloza, holluesit); grasoja, vaji, uji i kripur dhe ujërat e
zeza nuk duhet të përcillen nëpërmjet pompës.
Temperatura e lëngut të përcjellë nuk duhet të tejkalojë
35°C.
Përshkrimi i produktit
Produkti është i përshtatshëm për të përcjellë:
Art. 1661 - 7000/C: ujë të pastër deri në pak të ndotur
me madhësi maksimale grimcash 5 mm,
Art. 1665 - 7000/D: ujë të ndotur me madhësi
maksimale grimcash 25 mm,
dhe ujë pishine (me kusht që aditivët të jenë matur dhe
shtuar në përputhje me udhëzimet e prodhuesit) dhe ujë
me sapun. Produkti mund të zhytet plotësisht (hermetizim
ndaj ujit) dhe mund të futet në ujë deri në thellësinë 7 m.
Siguria
Udhëzime të përgjithshme sigurie
Siguria elektrike
Goditje elektrike!
Rrezik lëndimi për shkak të goditjes
elektrike.
Shkëputni produktin nga rrjeti para se të
kryeni mirëmbajtje ose të ndërroni pjesët.
Si rrjedhojë, priza e shkëputur duhet të
jetë në diapazonin e shikimit.
251

Publicité

Table des Matières
loading

Ce manuel est également adapté pour:

7000/d16611665

Table des Matières