Télécharger Imprimer la page

Bosch Climate 5000i Notice D'installation page 206

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 74
Vënia në punë
3.5
Lidhja elektrike
3.5.1
Këshilla të përgjithshme
PARALAJMËRIM
Rrezik për jetën nga rryma elektrike!
Prekja e pjesëve elektrike që janë nën tension, mund të shkaktojë goditje
elektrike.
▶ Para punimeve në pjesët elektrike, ndërpriteni furnizimin me tension
shumëpolësh (siguresa/çelësi LS) dhe sigurojeni ndaj rindezjes pa
dashje.
▶ Punimet në sistemin elektrik mund të kryhen vetëm nga një elektricist
i miratuar.
▶ Prerja e saktë tërthore dhe automati duhen përcaktuar nga një
elektricist i miratuar. Për këtë është thelbësor konsumi maksimal i
korrentit nga të dhënat teknike ( shih kapitullin 7, faqja 210).
▶ Respektoni masat e sigurisë sipas rregulloreve kombëtare dhe
ndërkombëtare.
▶ Nëse ka rrezik sigurie në tensionin e linjës apo në rast qarku të
shkurtër gjatë instalimit, informojeni operatorin me shkrim dhe mos i
instaloni pajisjet pa u zgjidhur problemi.
▶ Kryejini të gjitha lidhjet elektrike sipas planit të lidhjeve elektrike.
▶ Priteni izolimin e kabllos vetëm me veglat e posaçme.
▶ Lidhini mirë kabllot me lidhëse të përshtatshme kabllosh (përmbajtja
e dërgesës) me kllapat ekzistuese të montimit/hyrjet e kabllove.
▶ Mos lidhni asnjë konsumator tjetër në linjën elektrike të pajisjes.
▶ Mos ngatërroni fazën dhe NULIN. Përndryshe mund të shkaktoni
avari.
▶ Në rast lidhjeje fikse elektrike, instaloni një mbrojtëse nga
mbitensioni dhe një automat të përcaktuar për 1,5 herë konsumin
maksimal të energjisë së pajisjes.
3.5.2
Lidhja e njësisë së brendshme
Njësia e brendshme është e lidhur me të jashtmen përmes një kablloje
tipi H07RN-F 5-telëshe. Prerja tërthore e përçuesit të kabllos së
komunikimit duhet të jetë së paku 1,5 mm
KËSHILLË
Dëmet në pronë për shkak të lidhjes së gabuar të njësisë së
brendshme
Njësia e brendshme ushqehet me tension nga njësia e jashtme.
▶ Lidheni njësinë e brendshme vetëm te njësia e jashtme.
Për të lidhur kabllon e komunikimit:
▶ Palosni kapakun e sipërm ( figura 19).
▶ Hiqni vidën dhe hiqni kapakun nga pulti.
▶ Hiqni vidën dhe hiqni kapakun [1] e klemave të lidhjes ( figura
20).
▶ Përthyejeni për jashtë hyrjen e kabllos [3] nga mbrapa njësisë së
brendshme dhe kaloni kabllon.
▶ Sigurojeni kabllon në kapëse [2] dhe lidheni me klemat W, 1(L),
2(N), S dhe
.
▶ Vini re caktimin e telave në klema.
▶ Rivendosni kapakët.
▶ Kaloni kabllot te njësia e jashtme.
3.5.3
Lidhja e njësisë së jashtme
Një kabllo elektrike (3 tela) dhe kablloja e komunikimit (5 tela) lidhen me
njësinë e jashtme. Përdorni kabllo të tipit H07RN-F me prerje të
majtueshme tërthore të përçuesit dhe sigurojeni lidhjen me linjën
elektrike përmes një sigurese ( tabela 273).
206
2
.
Njësia e jashtme
Mbrojtja e
rrjetit
CL5000i 26 E
13 A
CL5000i 35 E
13 A
tab. 273
▶ Hiqni vidën dhe kapakun e lidhjes elektrike ( figura 21).
▶ Siguroni kabllon e komunikimit me kapëse dhe me lidheni te klemat
W, 1(L), 2(N), S dhe
(caktimi i telave në klema sipas njësisë së
brendshme) ( figura 22).
▶ Sigurojeni kabllon elektrike në kapëse dhe lidheni me klemat L, N dhe
.
▶ Rivendosni kapakun.
4
Vënia në punë
4.1
Lista e kontrollit për vënien në punë
1
Njësia e jashtme dhe e brendshme janë montuar në
rregull.
2
Tubat janë
• lidhur në rregull,
• termoizoluar në rregull,
• kontrolluar për shtrëngimin.
3
Është vendosur dhe provuar kullimi i duhur i
kondensatit.
4
Lidhja elektrike është kryer në rregull.
• Ushqimi elektrik është në diapazonin normal
• Përçuesi mbrojtës është lidhur në rregull
• Kablloja e lidhjes është fiksuar në rripin e
klemave
5
Të gjithë kapakët janë të vendosur dhe në vendin e
vet.
6
Fleta e ajrit e njësisë së brendshme është montuar
saktë dhe është aktivizuar aktuatori.
tab. 274
4.2
Prova funksionale
Pas instalimin me provën e rrjedhjes dhe lidhjen elektrike, sistemi mund
të testohet:
▶ Vendosni ushqimin elektrik.
▶ Ndizni njësinë e brendshme me telekomandë.
▶ Shtypni butonin Mode për të rregulluar modalitetin e ftohjes (').
▶ Shtypni butonin e shigjetës (/) derisa të caktohet temperatura më e
ulët.
▶ Provoni funksionin e ftohjes për 5 minuta.
▶ Shtypni butonin Mode për të rregulluar funksionin e ngrohjes (%).
▶ Shtypni butonin e shigjetës (.) derisa të caktohet temperatura më e
lartë.
▶ Provoni funksionin e ngrohjes për 5 minuta.
▶ Siguroni lirinë e lëvizjes së fletës së ajrit.
Climate 5000i – 6721824787 (2024/01)
Prerja tërthore e përçuesit
Kablloja
Kablloja e
elektrike
komunikimit
2
2
≥ 1,5 mm
≥ 1,5 mm
2
2
≥ 1,5 mm
≥ 1,5 mm

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

Cl5000iu w 26 eCl5000iu w 35 eCl5000i 26 eCl5000i 35 e