KRAUSE Stabilo 3x8 Notice D'utilisation page 130

Table des Matières

Publicité

7. Mirëmbajtja/servisimi: Kujdesi dhe mirëmbajtja e shkallës duhet të sigurojë funksionalitetin e saj.
Shkalla duhet të kontrollohet rregullisht për dëmtime. Duhet të garantohet funksioni i pjesëve të lëvizshme.
Pjesët e lëvizshme duhet të lubrifikohen me vaj rregullisht. Riparimet në shkallë duhet të bëhen nga një
person i kualifikuar dhe në përputhje me udhëzimet e prodhuesit. Pastrimi i shkallës, veçanërisht i të gjitha
pjesëve të lëvizshme, duhet të kryhet menjëherë pas përdorimit në rast të ndotjeve të dukshme. Përdorni
vetëm agjentët e pastrimit të tretshme në ujë të disponueshëm në treg. Mos përdorni agjentë abrazivë e
agresive. Në rast të përdorimit komercial të shkallës, është i nevojshëm një kontroll i rregullt periodik për
gjendjen e duhur nga një person i kualifikuar (test vizual dhe funksional). Për këtë qëllim, duhet të specifi-
kohet natyra, shtrirja dhe afatet kohore të testeve të kërkuara. Intervalet kohore të kontrollimit varen nga
kushtet e operimit, në veçanti nga frekuenca e përdorimit, ngarkesa gjatë përdorimit dhe frekuenca dhe
ashpërsia e mangësive të gjetura në kontrollimet e mëparshme. Sipërmarrësi duhet gjithashtu të sigurojë
që shkallët e dëmtuara të tërhiqen nga përdorimi dhe të ruhen në atë mënyrë që ato të mos mund të për-
doren më tutje derisa ato të riparohen ose asgjësohen në mënyrën e duhur.
Elementet e shkallës: Pikët e kontrollit:
1. Pikat e përgjith-
shme të kontrollit
2. Traversat e shkal-
lës/ shkelëset
gjegjësisht
shkallëzat e
shkallës/shufrat e
sigurisë
3. Elementet lidhëse,
ruli drejtues,
montimet
4. Këmbët, Traversa
5. Siguresa
e tejhapjes
6. Shenjat e shkallës/
Udhëzimet e përdo-
rimit dhe operimit
REZULTATI
8. Deponimi: Për të shmangur ndonjë dëmtim, shkalla duhet të jetë e lidhur mirë gjatë transportit (p.sh. në
raftet e çatisë ose në veturë). Ruajtja e shkallës duhet të bëhet në një mjedis të thatë duke qëndruar vertikal,
shtrirë ose varur me anë të një fiksuesi të përshtatshëm muri në mur. Çdo dëmtim duhet të përjashtohet
dhe të gjitha pjesët duhet të jenë të mbrojtura nga kushtet atmosferike. Shkalla duhet të ruhet në atë mëny-
rë që të jetë e mbrojtur nga fëmijët që luajnë dhe të mos e pengojë asnjë person (eventualisht rrezik marrje
në thua). Për më tepër, ajo duhet të ruhet në mënyrë të tillë që të mos vidhet/përdoret për qëllime kriminale.
9. Paketimi / asgjësimi: Paketimi duhet të hidhet/asgjësohet në përputhje me rregulloret dhe ligjet
në fuqi. Pas periudhës së përdorimit, shkallët duhet të hidhen/asgjësohen në përputhje me rregulloret
në fuqi. Alumini është një material me cilësi të lartë dhe duhet të futet në procesin e riciklimit. Infor-
macione të detajuara mund të merrni nga autoriteti juaj lokal.
10. Periudha e përdorimit: Me përdorimin e duhur dhe mirëmbajtje të rregullt, shkalla është një pa-
jisje pune e përshtatshme për përdorim afatgjatë.
11. Specifikat e prodhuesit: KRAUSE-Werk GmbH & Co. KG • Am Kreuzweg 3 • D-36304 Alsfeld
Tel.: +49 (0) 66 31 / 7 95-0 • Fax: +49 (0) 66 31 / 7 95-139 • E-Mail: info@krause-systems.de
www.krause-systems.com • Data e lëshimit: 1.08.2018
Të gjitha elementet e përforcimit (perçinat, vidat, bulonat etj.) duhet
të jenë plotësisht të pranishme. A janë përforcimet të lirshme apo
të ndryshkura? A ka papastërti (p.sh. ndotje, baltë, bojë, vaj apo
yndyrëra) në shkallë?
Të gjitha shkelëset (shkallëzat) duhet të jenë të pranishme në
tërësi. A janë traversat e shkallëve, shkallëzat gjegjësisht shufrat
e sigurisë eventualisht të shtrembëruara, përdredhura, plasaritura
apo të gërryera? A janë shkelëset, gjegjësisht shkallëzat e shkallëve
eventualisht të prishura, të lirshme, të ndryshkura apo dëmtuara? A
është platforma (nëse ekziston) apo a janë pjesë të saj/ përforcimet
e saj të dëmtuara, të ndryshkura apo mungojnë?
Rulet drejtuese, kyçjet dhe pajisjet e sigurisë të kontrollohen për
funksionalitet dhe konsistencë, si dhe për dëmtim dhe korrozion.
A janë të dëmtuara, të lirshme ose të ndryshkura apo janë zhdukur
plotësisht kyçjet, pajisjet e sigurisë ose përforcueset e këndeve?
Këmbët, traversa, të kontrollohen për funksionalitet dhe konsisten-
cë, si dhe për dëmtim dhe korrozion. Të gjitha këmbët e shkallës/
kapakët duhet të jenë të pranishëm. A janë këmbët e shkallës të
lirshme, të dëmtuara apo të ndryshkura?
Kontrolloni gjendjen teknike të shiritave, zinxhirëve, nyejve ose për-
forcuesve. A janë të gjitha pikat e përforcimit në gjendje të mirë? A
ka dëmtime, të çara, korrosion?
A janë të gjitha shenjat e shkallës si dhe udhëzimet e përdorimit
dhe operimit dhe a janë ato të lexueshme?
Shkalla është në gjendje të rregullt dhe mund të përdoret më tutje.
Shkalla mund të përdoret më tutje vetëm pas një riparimi.
Shkalla është me defekt dhe duhet të asgjësohet.
po/jo

Publicité

Table des Matières
loading

Ce manuel est également adapté pour:

129789

Table des Matières