Télécharger Imprimer la page

JVC LT-32VF52L Instructions page 8

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 47
Çelësi i kontrollit të televizorit dhe përdorimi
1.
Drejtimi lart
2.
Drejtimi poshtë
3.
Volumi / Informacion / Zgjedhja e listës së burimit
dhe çelësi i ndezjes/gatishmërisë
Çelësi i kontrollit të lejon të kontrollosh funksionet e
Volumit / Programit / Burimit dhe Në pritje të televizorit.
Për të ndryshuar volumin: Rritni volumin duke
shtypur butonin lart. Ulni volumin duke shtypur butonin
poshtë.
Për të ndryshuar kanalin: Shtypni në mes të butonit
dhe në ekran do të shfaqet shiriti i informacionit.
Lëvizni në kanalet e ruajtura duke shtypur butonin
lart ose poshtë.
Për të ndryshuar burimin: Shtypni dy herë në mes të
butonit (për herë të dytë) dhe në ekran do të shfaqet
lista e burimit. Lëvizni në burimet e disponueshme
duke shtypur butonin lart ose poshtë.
Për të fikur televizorin: Shtypni në mes të butonit dhe
mbajeni të shtypur për disa sekonda, televizori do të
kalojë në modalitetin në pritje.
Për të ndezur televizorin: Shtypni në mes të butonit
dhe televizori do të ndizet.
Shënime:
Nëse e fikni televizorin, ky cikël do të fillojë përsëri nga
përcaktimi i volumit.
OSD e menysë kryesore nuk mund të shfaqet me butonin
e komandimit.
Funksionimi me pult
Shtypni butonin Menu në pultin tuaj për të shfaqur
menynë kryesore. Përdorni butonat e drejtimit dhe
butonin OK për të naviguar dhe për të caktuar. Shtypni
butonin Return/Back ose Menu për të mbyllur një
ekran të menysë.
Zgjedhja e hyrjes
Pasi të keni lidhur sistemet e jashtme me televizorin
tuaj, mund të kaloni te burime të ndryshme të hyrjes.
Shtypni vazhdimisht butoninBurimi në telekomandë
për të zgjedhur burimet e ndryshme.
Ndryshimi i kanaleve dhe volumit
Ju mund të ndërroni kanalin dhe të rregulloni volumin
duke përdorur butonat Programi +/- dhe Volumi +/-
në telekomandë.
Montimi i baterive në telekomandë
Hiqni kapakun e pasmë për të zbuluar vendin e
baterive. Vendosni dy bateri të madhësisë AAA.
Sigurohuni që shenjat (+) dhe (-) të përputhen (kini
parasysh polaritetin e saktë). Mos përzieni bashkë
bateri të vjetra dhe të reja. Zëvendësoni bateritë
vetëm me bateri të njëjta ose ekuivalente. Vendosni
përsëri kapakun.
Në ekran do të shfaqet një mesazh kur bateritë janë
të rëna dhe duhet të ndërrohen. Kini parasysh se kur
bateritë janë të rëna, kjo mund të dëmtojë rendimentin
e telekomandës.
Bateritë nuk duhet të ekspozohen ndaj nxehtësisë së
lartë, si drita e diellit, zjarri, etj.
Lidhja elektrike
E RËNDËSISHME: Aparati i televizorit është i
projektuar të funksionojë në spina me 220-240V AC,
50 Hz. Pas heqjes së paketimit, lëreni televizorin të
arrijë në temperaturën e ambientit në dhomë para se
ta lidhni me rrjetin elektrik. Vini kabllon elektrike në një
prizë të rrjetit elektrik.
Lidhja e antenës
Lidhni fishën e antenës ose kabllos në fishën e
HYRJES SË ANTENËS (ANT-TV) ose fishën e lidhjes
satelitore te fisha e HYRJES SATELITORE (ANT SAT
që ndodhet në pjesën e pasme të televizorit.
Ana e pasme e televizorit
ANT SAT
ANT-TV
1. Satelitor
2. Antenë ose kabllor
Nëse dëshironi të lidhni një pajisje me televizorin,
sigurohuni që televizori dhe pajisja të jenë të fikura
para se të kryeni lidhjen. Pasi të realizohet lidhja,
mund t'i ndizni të dyja njësitë dhe t'i përdorni.
Shqip - 6 -
1
2

Publicité

loading