Skil 1565 Notice Originale page 101

Masquer les pouces Voir aussi pour 1565:
Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 9
- lidhni fshesën me korrent në daljen e zgjedhur për
ashklat G si në ilustrim
! mos u përpiqni të hiqni pengesat nga dalja e
ashklave kur thikat janë duke u rrotulluar
• Mbështetësja për pushim H ⑨
- e mbron materialin e punës nga dëmtimi kur vegla lihet
dhe nuk është në përdorim
- do të paloset automatikisht prapa gjatë zdrukthimit
• Funksionimi i veglës
- rregulloni thellësinë e zdrukthimit
- lidhni spinën me burimin e energjisë (drita J do të
ndizet duke treguar se vegla po merr energji) ⑩
- vendoseni veglën mbi materialin e punës
! sigurohuni që vetëm nofulla e përparme të
mbështetet në materialin e punës dhe që thikat
mos ta prekin
- ndizni veglën duke shtypur në fillim çelësin K ② (=
çelësin e sigurisë që nuk mund të bllokohet) dhe më
pas tërhiqni çelësin e aktivizimit L ②
! para se thikat të arrijnë te materiali i punës, vegla
duhet të punojë me shpejtësinë e saj të plotë
! ⑪gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri ⑪
- mbajeni veglën fort me të dyja duart dhe shtyjeni
përpara me goditje të vazhdueshme
- përdoreni veglën me pllakën e bazës mbi material
- mos e anoni veglën për të shmangur shenja të
padëshirueshme gjatë zdrukthimit
! para se ta fikni veglën, ju duhet ta ngrini atë nga
materiali i punës
- fikeni veglën duke lëshuar çelësin L
• Zdrukthimi i kllapave ⑫
- zgjidhni thellësinë e dëshiruar të zdrukthimit
- zgjidhni thellësinë e kllapave me anë të rregullatorit
të thellësisë së kllapave (aksesori 2610394022 nga
SKIL)
- vendoseni veglën mbi materialin e punës
- filloni zdrukthimin
- gjerësia maksimale e kllapave 82 mm
- thellësia maksimale e kllapave 18 mm
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
• Gjatë zdrukthimit mund të përdorni një qese për pluhurat
(aksesori 2610394020 nga SKIL)
• Për kanale anësore përdorni kanalet V në nofullën e
përparme ⑬
- zgjidhni një nga 2 kanalet V M
- vendoseni dorezën D në pozicionin "0" për hapjen e
kanaleve anësore të ngjashëm me kanalin e zgjedhur
- për kanale më të mëdha, rrotulloni dorezën D për të
zgjedhur thellësinë e dëshiruar të zdrukthimit
! gjithmonë provojeni në fillim në një material të
padobishëm
• Kur zdrukthoni kllapa, do të keni rezultate më të mira kur
përdorni rregullatorin paralel (aksesori 2610394021 nga
SKIL) për të rregulluar gjerësinë e kllapave ⑭
• Për më shumë këshilla, vizitoni www.skil.com
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
• Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim
profesional
• Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht të çarat e ajrosjesN ②)
! shkëputni spinën para pastrimit
• Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës
të SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e
shërbimit e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i
veglës janë të paraqitura në www.skil.com)
MJEDISI
• Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe
paketimin së bashku me materialet e mbeturinave
familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2002/96/EC
për pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe
zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare,
pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të
jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe
të kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me
mjedisin.
- simboli ⑮ do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja
për t'i hedhur
DEKLARATA E KONFORMITETIT
• Ne deklarojmë me përgjegjësinë tonë të vetme se
ky produkt është në përputhje me standardet dhe
dokumentet e standardizuara si më poshtë: EN 60745,
EN 61000, EN 55014 në përputhje me dispozitat e
direktivave 2004/108/EC, 2006/42/EC, 2011/65/EU
• Dosja teknike në: SKIL Europe BV (PT-SEU/PJE), 4825
BD Breda, Holandë
ZHURMA/VIBRIMI
• E matur në përputhje me EN 60745, niveli i trysnisë së
tingullit i kësaj pajisje është 90 dB(A) dhe niveli i fuqisë
së tingullit 101 dB(A) (shmangia standarde: 3 dB) dhe
vibrimi 2,8 m/s² (metoda e krahut-dorës; pasiguria K =
1,5 m/s²)
• Niveli i emetimit të vibrimit është matur në përputhje
me një provë të standardizuar të dhënë në EN 60745;
ajo mund të përdoret për të krahasuar një vegël me
një tjetër dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj
vibrimit kur përdorni pajisjen për proceset e përmendura
- përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me
aksesorë të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund
të rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
- kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur
por jo në punë, mund të zvogëlojnë ndjeshëm nivelin
e ekspozimit
! mbroni veten nga efektet e vibrimit duke
mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke
i mbajtur duart e ngrohta dhe duke organizuar
mënyrën tuaj të punës
101

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières