Informacione Për Paketimin; Paralajmërim Hca; Gjërat Që Mund Të Bëhen Për Kursimin E Energjisë - Beko RCNA365K20S Mode D'emploi

Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles

Les langues disponibles

Informacione të paketimit
Materialet e paketimit të produktit janë
prodhuar nga materiale të riciklueshme në
përputhje me Rregullat Kombëtare për
Mjedisin. Mos i hidhni materialet e paketimit
së bashku me mbeturinat e tjera ose ato
shtëpiake. Çojini në pikat e grumbullimit të
materialeve të paketimit të caktuara nga
autoritetet lokale.
Mos harroni...
Çdo substancë e ricikluar është një
çështje e domosdoshme për natyrën dhe
pasuritë tona kombëtare.
Nëse doni të kontribuoni në ri-vlerësimin
e materialeve të paketimit, mund të
konsultoheni me organizatat
ambientaliste ose komunat ku ndodheni.
Paralajmërim HCA
Nëse sistemi i ftohjes të produktit tuaj
përmban R600a:
Ky gaz është i djegshëm. Prandaj, bëni
kujdes të mos dëmtoni sistemin e ftohjes
dhe tubacionet gjatë përdorimit dhe
transportit. Në rast dëmtimi, mbajeni
produktin larg nga substancat e
dëmshme të zjarrit të cilat mund të bëjnë
që këto produkte të marrin zjarr dhe
ajroseni dhomën në të cilën është
vendosur njësia.
Injoroni këtë paralajmërim nëse
sistemi i ftohjes të produktit tuaj
përmban R134a.
Lloji i gazit i përdorur në produkt është
treguar në etiketën e tipit e cila ndodhet
në murin e majtë brenda frigoriferit.
Asnjëherë mos e hidhni produktin në
zjarr për ta hedhur.
Gjërat që mund të bëhen për
kursimin e energjisë
• Mos i lini dyert e frigoriferit të hapura
për një kohë të gjatë.
• Mos vendosni ushqime ose pije të
nxehta brenda frigoriferit.
• Mos e mbingarkoni frigoriferin në
mënyrë që të mos pengohet qarkullimi
i ajrit brenda frigoriferit.
• Mos e instaloni frigoriferin nën dritën
direkte të diellit ose pranë pajisjeve që
çlirojnë nxehtësi si për shembull furrat,
lavastoviljet ose radiatorët. Mbajeni
frigoriferin të paktën 30cm larg
burimeve që lëshojnë nxehtësi dhe të
paktën 5cm nga furrat elektrike.
• Bëni kujdes që ta mbani ushqimin në
enë të mbyllura.
• Për produktet me një ndarje ngrirësi;
Mund të mbani më shumë ushqime në
ngrirës kur e hiqni raftin ose sirtarin e
ngrirësit. Vlera e konsumit të energjisë
e treguar për frigoriferin tuaj është
përcaktuar duke hequr raftin ose
sirtarin e ngrirësit dhe nën ngarkesë
maksimale. Nuk ka asnjë problem të
përdorni një raft ose sirtar sipas
formave dhe madhësisë që ushqimeve
që do të ngrihen.
• Shkrirja e ushqimeve në ndarjen e
frigoriferit do të sigurojë kursim
energjie dhe do të ruajë cilësinë e
ushqimit.
7
SQ

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières