Télécharger Imprimer la page

Schein Post-op-Schuhe Mode D'emploi page 53

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 16
• Këpucët që janë mbyllur shumë lirshëm mund të shkak-
tojnë rrëzime ose pika shtypje për shkak të rrëshqitjes.
• Ju duhet ti kontrolloni çdo ditë këmbët tuaja për
skuqje dhe pika shtypje.
• Nëpërmjet materialit të butë të këpucës, në këpucë
ka më pak qëndresë kundrejt forcave rrëshqitëse
krahasuar me këpucët e forta prej lëkurë, dhe në
këtë mënyrë edhe përdredhja e këmbës në rrugë të
asfaltuar ose rrugë fushore është e mundur.
• Nëpërmjet fashos mund të kemi përcaktime të
gabuara të madhësisë, në rastin më të keq mund të
shkaktohen pika shtypje.
• Për shkak të mbathjes së gabuar, mund të ngarkohet
pika që duhet lehtësuar.
Këshillë e rëndësishme:
Në rastin e problemeve me këmbët ose kë-
pucët tuaja drejtojuni ju lutemi menjëherë
mjekut tuaj ose ofruesit tuaj të shërbimit.
5. Kundërindikacione:
• Nëse ju vuani nga alergji ekzistuese të lëkurës kun-
drejt materialeve të përdorura, ju lutemi bisedoni me
mjekun tuaj para përdorimit.
• Përdorini këpucët vetëm atëherë, nëse mund të
lejohet një ngarkesë e pjesshme.
• Në rastin e deformimeve të mëdha të këmbës,
këpuca post-operative e konfeksionuar nuk është e
përshtatshme.
6. Të dhëna mbi materialin:
• Materiali i pjesës së sipërme: Nolen me shtresa
përforcuese poliuretani /tekstile
• Materiali brendshëm: Velour
• Shtrati i këmbës: Etilen-vinil acetat (Multiformë)
• Sholla: Etilen-vinil acetat
Materialet për materialin e brendshëm dhe shtratin e
këmbës nuk janë të njëjta për të gjitha modelet.
7. Këshilla për pastrimin dhe kujdesin:
Para veshjes për herë të parë
• Rripat e shtrëngimit janë shumë të gjatë, në mënyrë
që ato të përshtaten në mënyrë individuale për çdo
pacient dhe të mund të shkurtohen. Prandaj shkurto-
jini rripat e shtrëngimit te një personel i specializuar.
Pastrimi
• Në rastin e papastërtive, këpucët post operative
mund të lahen në lavatriçe me 30°C me programin
delikat. Më pas lëreni këpucën që të thahet në ajër.
Dezinfektimi
• Materialin e pjesës së brendshme në rast nevoje
mund ta pastroni me një leckë të lagur.
• Për pastrimin e materialit të brendshëm ne këshil-
lojmë një substancë dezinfektuese, e cila lejohet të
përdoret te plagët e hapura. Në këtë rast këshillohuni
nga mjeku ose farmacisti juaj.
Tharja
• Këpucët e lagura ose të njoma mos i vendosni kurrë
në afërsi të një burimi të drejtpërdrejtë nxehtësie.
• Ju lutemi evitoni radiatorët dhe rrezatimin e drejtpër-
drejtë të diellit për tharjen e këpucëve.
• Jepini këpucëve tuaja kohë për t'u tharë. Në varësi të
lagështirës së depërtuar, kjo mund të zgjasë deri në
dy ditë.
Ruajtja
• Ju lutemi thajini këpucët dhe ruajini në temperaturë
ambienti.
8. Hedhja
• Hedhja e produktit dhe paketimit duhet të kryhet në
përputhje me rregulloret ligjore.
9. Këshilla të përgjithshme / mirëmbajtja
• Në rastin e këpucëve post-operative kemi të bëjmë
me një produkt mjekësor. Mjeku juaj përcakton
kohëzgjatjen e mbajtjes, gjë që ju duhet ta respektoni
me patjetër.
• Ne këshillojmë që këpucët pjesërisht lehtësuese të
mos i mbani më shumë se 3 muaj dhe këpucët e
fashuara jo më shumë se 6 muaj.
• Kontrollojeni rregullisht për funksionim, konsum ose
dëmtim këpucën për sa i përket mbylljes, shollës, etj.
• Në rastin e humbjes së funksionit, konsumit ose
dëmtimit ju nuk duhet t'i mbathni më këpucët dhe
të shkoni te mjeku ose tekniku juaj ortopedik (i
këpucëve). Këpuca duhet të zëvendësohet me një
këpucë të re.
• Gjithashtu ne këshillojmë që të kryeni një kontroll të
rregullt dhe të duhur të këmbës tuaj dhe të plagës
tuaj.
10. Udhëzimi i bashkimit dhe montimit (personeli i
specializuar):
• Hiqeni mbushësin e këpucës (p.sh. letrën) dhe përsh-
tatni këpucët.
• Shkurtojini rripat shtrëngues në gjatësinë përkatëse
individuale për klientët tuaj.
• Vendoseni shollën e brendshme të bashkëlidhur në
mënyrë të saktë.
• Në rastin e ndryshimeve individuale në produkt, ne ju
tërheqim vëmendjen, që mjeti ndihmës duhet të jetë
markuar vazhdimisht me etiketën „produkt i veçantë".
11. Garancia
• Ne akordojmë garancinë ligjore në rastin e përdorimit
në përputhje me rregullat.
Ju lutemi informoni kompaninë schein orthopädie service
KG në rast anomalish, problemesh ose deficitesh të këpu-
cëve.
Ne ju urojmë juve shërim të shpejtë.
53

Publicité

loading