Shkrirja; Pastrimi Dhe Kujdesi - Beko RDSA310M30SN Notice D'utilisation

Masquer les pouces Voir aussi pour RDSA310M30SN:
Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 24
SQ

Shkrirja

A) Ndarja e frigoriferit
Ndarja e frigoriferit shkrihet automatikisht. Uji i
shkrirjes kalon në tubin e shkarkimit përmes
një ene grumbulllimi në pjesën e pasme të
pajisjes (Artikulli 5).
Gjatë shkrirjes mund të formohen pika uji në
pjesën e pasme të frigoriferit ku ndodhet
evaporator i mbyllur. Disa pika uji mund të
mbeten në vizues dhe të ngrijnë përsëri kur
mbaron shkrirja. Mos përdorni objekte me
majë ose të mprehta si thika ose pirunë për të
hequr pikat që kanë ngrirë.
Nëse, në çfarëdo momenti, uji i shkrirjes nuk
zbrazet nga kanali i grumbullimit, kontrolloni
që tubi i shkarkimit të mos jetë bllokuar me
grimca ushqimi. Tubi i shkarkimit mund të
pastrohet me një pastrues tubi ose mjet të
ngjashëm.
Kontrolloni që tubi të jetë vendosur mirë me
fundin e tij në tabakanë e grumbullimit mbi
kompresor për të mos lejuar spërkatjet e ujit
mbi instalimet elektrike ose në dysheme
(Artikulli 6).
B) Ndarja e ngrirësit
Shkrirja është shumë e drejtpërdrejtë dhe pa
bërë pis, falë vaskës speciale të grumbullimit
të shkrirjes.
Bëni shkrirjen dy herë në vit ose kur është
formuar një shtresë ngrice prej 7 (1/4") mm.
Për të filluar procedurën e shkrirjes, fikeni
pajisjen në prizë dhe tërhiqni spinën.
Të gjitha ushqimet duhet të mbështillen në
disa shtresa gazete dhe të ruhen në një vend
të freskët (p.sh. frigorifer ose depo
ushqimesh).
Mund të vendosen enë me ujë të ngrohtë me
kujdes në ngrirës për të shpejtuar procesin e
shkrirjes.
Mos përdorni objekte me majë ose të mprehta
si për shembull thika ose pirunë për të hequr
akullin.
Asnjëherë mos përdorni tharëse flokësh,
ngrohës elektrikë ose pajisje të tilla elektrike
për shkrirje.
Fshijeni me sfungjer ujin e shkrirjes të
grumbulluar në fund të ndarjes të ngrirësit.
Pas shkrirjes, thajeni plotësisht pjesën e
brendshme. Futeni spinën në prizën në mur
dhe ndizeni energjinë.
Udhëzime për përdorimin
Ndërrimi i llambës së brendshme
Për të ndërruar llambën/dritën LED që
përdoret për ndriçimin e frigoriferit, telefononi
Shërbimin e autorizuar.
Llamba(t) e përdorur në këtë pajisje nuk
është e përshtatshme për ndriçimin e
dhomave të shtëpisë. Qëllimi i kësaj llambe
është të ndihmojë përdoruesin të vendosë
ushqime në frigorifer/ngrirës në një mënyrë të
sigurt dhe të lehtë.
Llambat e përdorura në këtë pajisje duhet t'i
rezistojnë kushteve fizike ekstreme si
temperaturat nën -20°C.

Pastrimi dhe kujdesi

1. Rekomandojmë që ta fikni pajisjen në
prizë dhe të hiqni spinën e korrentit para se ta
pastroni.
2. Asnjëherë mos përdorni mjete të mprehta
ose substanca gërryese, sapun, pastrues
shtëpie, detergjent ose dyll lustrues për
pastrim.
3. Përdorni ujë të ngrohtë për të pastruar
kabinetin e pajisjes dhe fshijeni me leckë.
4. Përdorni një leckë të njomë të shtrydhur
në një solucion me një lugë çaji bikarbonat
sode në një pintë uji për të pastruar pjesën e
brendshme dhe thajeni me leckë.
5. Sigurohuni që të mos hyjë ujë në kutinë e
kontrollit të temperaturës.
6. Nëse pajisja juaj nuk do të përdoret për
një kohë të gjatë, fikeni, hiqni të gjitha
ushqimet, pastrojeni dhe lëreni derën pak të
hapur.
7. Rekomandojmë që t'i lustroni pjesët
metalike të produktit (p.sh. pjesën e jashtme
të derës, anët e kabinetit) me dyll silikoni
(lustrues makine) për të mbrojtur lustrën e
bojës të jashtme me cilësi të lartë.
8. Pluhuri që grumbullohet në kondensator, i
cili ndodhet në pjesën e pasme të pajisjes,
duhet të pastrohet njëherë në vit me fshesë
me korrent.
9. Kontrolloni gominat e dyerve për t'u
siguruar që të jenë të pastra dhe pa grimca
ushqimesh.
62

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières