Përshkrimi I Produktit; Instalimi Elektrik; Udhëzime Sigurie - Hansgrohe Axor Starck ShowerCollection 40871000 Mode D'emploi / Instructions De Montage

Masquer les pouces Voir aussi pour Axor Starck ShowerCollection 40871000:
Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 4
Përshkrimi i produktit
Ndriçuesi Axor Starck ShowerCollection i llojit
40871000 është një ndriçues i integruar LED 12 V 3 W
IP X5 dhe shërben për ndriçim në banja dhe në dushe.
Përshkrimi i simbolit
Lexoni udhëzimet e montimit
Paralajmërim për tension elektrik
të rrezikshëm
Udhëzim i rëndësishëm
Nuk lejohet që të përdoret asnjë lloj silikoni
që përmban acid acetik.
Përmasat (shih faqen 60)
Pjesët e servisit (shih faqen 60)
Montimi (shih faqen 61)
Riparimi (shih faqen 63)
Udhëzime sigurie
Përdorimi sipas rregullave
Ndriçuesi
Ndriçuesi i llojit 40871000 është i përshtatshëm vetëm
për përdorim në hapësira të brendshme, në banja
dhe në dushe në zonat 1 dhe 2, si dhe në hapësira të
jashtme sipas standardit DIN VDE 0100, pjesa 701 /
IEC 60364-7-701 dhe duhet të ushqehet vetëm me S
Trafo
Ushqimi me tension 12 V DC SELV duhet që të kryhet
vetëm nëpërmjet transformatorit të dërguar të llojit
19769610. Transformatori duhet të instalohet jashtë
zonës 0, 1 dhe 2 në një kuti shpërndarëse brenda në
mur dhe me mbrojtje kundër goditjes elektrike.
Lidhja e tensionit të rrjetit prej 100 - 240 V AC 50 - 60
Hz duhet të kryhet përmes një pajisjeje ndarëse (çelës
automat), si dhe përmes një pajisjeje mbrojtëse nga
rrjedhja e rrymës (RCD / FI) me një rrymë të përcaktuar
diferenciale ≤ 30 mA.

Shqip
Transformatori i llojit 19769610 është i përshtatshëm
vetëm për ushqimin me tension të ndriçuesit të llojit
40871000.
Çdo përdorim tjetër ose që shkon përtej këtij qëllimi
specifik do të konsiderohet si në kundërshtim me
përcaktimet. Rreziku merret përsipër vetëm nga
përdoruesi. Në përdorimin sipas përcaktimit llogaritet
gjithashtu edhe veprimi në përputhje me udhëzuesin e
përdorimit/montimit, si dhe ndjekja e përshkrimeve për
pastrimi dhe riparimin.
Prodhuesi/shitësi i këtij ndriçuesi nuk merr përsipër asnjë
përgjegjësi për lëndime ose dëmtime, të cilat lindin si
pasojë e montimit të gabuar/përdorimit të gabuar.

Instalimi elektrik

Elektricisti
Punimet e instalimit dhe të kontrollit duhet të realizohen
nga një elektricist i autorizuar, duke marrë në
konsideratë standardin DIN VDE 0100 Pjesa 701 dhe
standardin IEC 60364-7-701.
Lidhja me rrjetin elektrik
Ushqimi me tension: 100 – 240 V / N /PE / 50 – 60 Hz
Pajisja mbrojtëse kundër rrjedhjes së
rrymës
Sigurimi duhet të kryhet nëpërmjet një pajisjeje
mbrojtëse nga rrjedhja e rrymës (RCD/ FI) me një rrymë
të përcaktuar diferenciale ≤ 30mA.
Sigurimi duhet të kontrollohet në hapësira të rregullta
kohore për funksionimin e tij.
Udhëzime për montimin
Të gjitha punët duhet të bëhen vetëm në një gjendje pa
ushqim me tension. Për këtë duhet që ushqimi me tension
të shkëputet në mënyrë të sigurt përmes çelësit kryesor
ose duke hequr spinën.
Gjendja e sipërfaqes së montimit
Duhet të mbahet parasysh që sipërfaqja e mbërthimit
duhet të jetë e sheshtë. Nëse ka pika bashkimi të thella
ose tulla të dala, atëherë duhet që këto disnivele të
mbushen me silikon.
Fillimisht duhet që të instalohet kompleti bazë me numër
porosie 40876180.
Futni kabllon e lidhjes së ndriçuesit/transformatorit

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières