Është përgjegjësi e punëdhënësit të detyrojë
përdorimin e pajisjeve të duhura mbrojtëse
për sigurinë nga punëtorët dhe nga personat e
tjerë që ndodhen pranë ambienteve të punës.
Përpara përdorimit, kontrolloni kordonin e
7.
furnizimit dhe të energjisë për shenja dëmtimi
ose vjetërimi. Nëse kordoni dëmtohet gjatë
përdorimit, shkëputeni kordonin menjëherë
nga furnizimi me energji. Mos e prekni
kordonin përpara se të jetë shkëputur furnizimi
me energji. Mos e përdorni kositësen nëse
kordoni është dëmtuar ose konsumuar.
Përdoreni kositësen vetëm gjatë ditës ose në
8.
kushte të mira ndriçimi artificial.
9.
Shmangni përdorimin e kositëses në bar të
lagur.
10. Mos e përdorni kurrë kositësen në shi.
Mbajeni gjithmonë fort dorezën.
11.
12. Siguroni mbështetje të mirë të këmbëve në
zona të pjerrëta.
13. Ecni, mos vraponi asnjëherë.
14. Mos kapni me dorë disqet prerëse ose tehet
prerëse të ekspozuara kur e ngrini ose mbani
kositësen.
15. Gjendja fizike – Mos e përdorni kositësen kur
jeni nën ndikimin e drogës, alkoolit ose ndonjë
medikamenti.
16. Mbajini këmbët dhe duart larg disqeve
rrotulluese. Kujdes - Disqet rrëshqasin pasi
kositësja fiket.
17. Përdorni vetëm disqet origjinale të prodhuesit
të specifikuara në këtë manual.
18. Kontrollojini disqet me kujdes për krisje ose
dëmtim përpara përdorimit. Zëvendësoni
menjëherë disqet e krisura ose të dëmtuara.
19. Sigurohuni që në zonë të mos ketë njerëz
të tjerë përpara se të nisni kositjen. Fikeni
kositësen nëse ndokush afrohet në zonë.
20. Hiqni materialet e huaja si gurët, telat, shishet,
kockat dhe shkopinjtë e mëdhenj nga zona
e punës përpara se të nisni kositjen për të
parandaluar lëndimin personal ose dëmtimin e
kositëses.
21. Ndaloni menjëherë përdorimin nëse vini re
diçka të pazakontë. Fikeni kositësen dhe
shkëputeni kordonin e energjisë nga furnizimi
me energji. Pastaj kontrolloni kositësen.
22. Mos u përpiqni kurrë të rregulloni lartësinë e
rrotës ndërkohë që kositësja është në punë.
23. Lëshoni levën e çelësit dhe prisni që disku
të mos rrotullohet më përpara se të kaloni
rrugët, rrugicat ose ndonjë zonë të mbuluar
me zhavorr. Gjithashtu, shkëputeni kordonin
me energji nga furnizimi me energji nëse lini
kositësen vetëm, zgjasni dorën për të kapur
ose hequr diçka që keni përpara ose për
ndonjë arsye tjetër që mund t'ju shpërqendrojë
nga puna që po bëni.
24. Objektet që goditen nga disku i kositëses
mund të shkaktojnë lëndime të rënda ndaj
personave. Duhet të ekzaminoni gjithmonë me
kujdes oborrin dhe të hiqni të gjitha objektet
përpara se të kositni barin.
25. Nëse kositësja godet një objekt të huaj, ndiqni
hapat e mëposhtëm:
- Fikni kositësen, lëshoni levën e çelësit dhe
prisni derisa disku të ketë ndaluar plotësisht.
- Shkëputni kordonin e energjisë nga furnizimi
me energji.
- Kontrolloni mirë kositësen për ndonjë dëmtim.
- Zëvendësoni diskun nëse ka ndonjë dëmtim.
Riparoni çdo dëmtim përpara se të rinisni ose
të vazhdoni punën me kositësen.
26. Kontrolloni vazhdimisht koshin e barit
për konsumim ose vjetërim. Për ruajtje,
sigurohuni gjithmonë që koshi i barit të jetë
bosh. Për siguri, një kosh bari të konsumuar
zëvendësojeni me një kosh të ri nga fabrika.
27. Tregoni shumë kujdes kur ndryshoni drejtimin
e kositëses ose kur e tërhiqni drejt vetes.
28. Ndaloni diskun(disqet) nëse kositësja duhet
anuar për transportim, kur kaloni në sipërfaqe
ku nuk ka bar dhe kur e transportoni nga apo
për në zonën e përdorimit.
29. Mos e përdorni kurrë kositësen me mbrojtëse
me defekt ose pa montuar në vendin e
duhur pajisje sigurie, për shembull pajisjet
shmangëse dhe/ose koshin e barit.
30. Ndizeni kositësen me kujdes sipas
udhëzimeve dhe me këmbët larg diskut
(disqeve).
31. Mos e anoni kositësen kur ndizni motorin,
përveçse kur kositësja duhet të anohet për t'u
ndezur. Në këtë rast mos e anoni më shumë
nga sa është e nevojshme dhe ngrini vetëm
pjesën që është larg përdoruesit. Gjithmonë
sigurohuni që të dyja duart të jenë pozicionin
e përdorimit përpara se ta ktheni në tokë
pajisjen.
32. Mos e ndizni kositësen kur jeni duke qëndruar
përpara vrimës së shkarkimit.
33. Mos i vendosni duart ose këmbët pranë apo
nën pjesët rrotulluese. Qëndroni gjithmonë
larg vrimës së shkarkimit.
34. Mos e transportoni kositësen kur kositësja
është e ndezur.
35. Ndaloni kositësen dhe hiqni spinën nga priza.
Sigurohuni që të gjitha pjesët lëvizëse të kenë
ndaluar plotësisht
- sa herë që lini kositësen vetëm,
- përpara se të pastroni bllokimet apo të
zhbllokoni marmitën,
- përpara se të kontrolloni, pastroni ose të
punoni me kositësen,
185 ALBANIAN