Gardena ComfortCut 550 Mode D'emploi page 250

Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 23
2) Siguria elektrike
1. Spina e veglës elektrike duhet të përshtatet me prizën.
Asnjëherë dhe në asnjë mënyrë mos e modifikoni
spinën. Mos përdorni përshtatës për prizat e veglave
elektrike (me tokëzim). Spinat e pamodifikuara dhe që
përshtaten me prizën pakësojnë rrezikun e goditjes
elektrike.
2. Shmangni kontaktin e trupit me sipërfaqe të tokëzuara
si tubat, radiatorët, sobat dhe frigoriferët. Ka rrezik më
të madh goditjeje elektrike nëse trupi juaj prek tokën.
3. Mos e ekspozoni veglën elektrike ndaj shiut dhe
kushteve me lagështi. Uji që hyn në veglën elektrike
shton rrezikun e goditjes elektrike.
4. Mos e keqpërdorni kordonin. Asnjëherë mos e
përdorni kordonin për ta transportuar, për ta tërhequr
ose për ta hequr veglën nga priza. Mbajeni kordonin
larg nxehtësisë, lubrifikantit, pjesëve të mprehta ose
pjesëve lëvizëse. Kordonët e dëmtuar ose të
ngatërruar shtojnë rrezikun e goditjes elektrike.
5. Kur e përdorni veglën elektrike në ambient të jashtëm,
përdorni kordon zgjatues të përshtatshëm për
përdorim të jashtëm. Përdorimi i kordonit të
përshtatshëm për ambient të jashtëm ul rrezikun e
goditjes elektrike.
6. Nëse përdorimi i veglës elektrike në ambient të lagësht
është i pashmangshëm, përdorni një burim energjie të
mbrojtur nga automati (RCD). Përdorimi i RCD-së ul
rrezikun e goditjes elektrike.
3) Siguria personale
1. Qëndroni vigjilentë, kini kujdes se çfarë bëni dhe
veproni me mend kur përdorni veglën elektrike. Mos e
përdorni veglën elektrike kur jeni të lodhur ose nën
ndikimin e drogave, alkoolit ose mjekimit. Një moment
hutimi ndërkohë që përdorni veglën elektrike mund të
rezultojë në lëndim të rëndë personal.
2. Përdorni pajisje mbrojtëse personale. Mbani gjithmonë
mbrojtëse për sytë. Pajisjet mbrojtëse, si maska
kundër pluhurit, këpucët e sigurisë kundër rrëshqitjes,
kaskat e forta ose mbrojtëset ndaj zhurmës të
përdorura për kushtet e duhura reduktojnë lëndimet
personale.
3. Parandaloni ndezjen e paqëllimshme. Sigurohuni që
çelësi të jetë në pozicionin fikur përpara se ta lidhni me
burimin e energjisë dhe/ose paketën e baterisë, apo
përpara se të ngrini ose të mbani veglën. Mbajtja e
veglës elektrike me gishtin të vendosur te çelësi mund
të sjellë aksidente.
4. Hiqni çelësat rregullues përpara se të ndizni veglën.
Një çelës i lënë ngjitur me një pjesë rrotulluese të mjetit
me korrent mund të rezultojë në lëndim personal.
5. Mos u zgjatni më shumë seç duhet. Mbani në çdo
moment këmbët në pozicionin e duhur dhe ruani
ekuilibrin. Kjo mundëson kontroll më të mirë të veglës
elektrike në situata të papritura.
6. Vishuni siç duhet. Mos vishni rroba të lirshme dhe mos
mbani bizhuteri. Mbajini flokët, veshjet dhe dorezat larg
pjesëve lëvizëse. Rrobat e lirshme, bizhuteritë ose
flokët e gjatë mund të kapen te pjesët lëvizëse.
250
7. Nëse ofrohen pajisje për lidhjen me mjete ndihmëse të
nxjerrjes dhe mbledhjes së pluhurave, sigurohuni që
këto të jenë lidhura dhe të përdoren siç duhet.
Mbledhja e pluhurave mund të pakësojë rreziqet në
lidhje me to.
4) Përdorimi dhe kujdesi për veglën elektrike
1. Mos ushtroni forcë mbi veglën elektrike. Përdorni
veglën e duhur elektrike për përdorimin tuaj. Vegla e
duhur elektrike do ta bëjë punën më mirë dhe më të
sigurt, me shpejtësinë për të cilën është projektuar.
2. Mos e përdorni veglën elektrike nëse çelësi nuk ndizet
dhe fiket. Çdo vegël elektrike që nuk mund të
kontrollohet me çelës është e rrezikshme dhe duhet të
riparohet.
3. Shkëputeni spinën nga burimi i energjisë dhe/ose
paketën e baterisë nga vegla elektrike përpara se të
bëni rregullime, të ndërroni aksesorë ose ta ruani
veglën. Masa të tilla parandaluese të sigurisë ulin
rrezikun e ndezjes së veglës elektrike aksidentalisht.
4. Mbajini veglat elektrike të fikura larg fëmijëve dhe mos i
lejoni personat që nuk e njohin veglën ose këto
udhëzime ta përdorin atë. Veglat elektrike janë të
rrezikshme në duart e përdoruesve të pakualifikuar.
5. Mirëmbajini veglat elektrike. Kontrolloni për
keqvendosje ose ngecje të pjesëve të lëvizshme,
thyerje të pjesëve dhe ndonjë gjendje tjetër që mund të
ndikojë në përdorimin e veglës elektrike. Nëse vegla
elektrike është e dëmtuar, riparojeni përpara
përdorimit. Shumë aksidente shkaktohen nga veglat jo
të mirëmbajtura.
6. Mbajini veglat prerëse të mprehta dhe të pastra. Veglat
prerëse të mirëmbajtura me fletë të mprehta kanë më
pak mundësi të përthyhen dhe kontrollohen më lehtë.
7. Përdoreni veglën elektrike, aksesorët dhe puntot e
veglës etj. sipas këtyre udhëzimeve, duke pasur
parasysh kushtet e punës dhe punën që do të kryhet.
Përdorimi i veglës elektrike për punë të ndryshme nga
ato të synuara mund të rezultojë në situata të
rrezikshme.
5) Shërbimi
1. Bëjini shërbim veglës elektrike nga një person i
kualifikuar për riparime, duke përdorur vetëm pjesë
identike zëvendësimi. Kjo do ta mbajë të sigurt veglën
elektrike.
Paralajmërime sigurie për shkurrekrasitësin:
Mbajini të gjitha pjesët e trupit larg tehut të prerësit.
Mos e largoni materialin e prerë dhe mos e mbani
materialin që do të prisni kur tehet janë në lëvizje.
Sigurohuni që çelësi të jetë i fikur kur pastroni materiale
të ngecura. Një moment pakujdesie gjatë përdorimit të
shkurrekrasitësit mund të shkaktojë lëndim të rëndë
personal.
Mbajeni shkurrekrasitësin nga doreza me tehun e
prerësit të ndaluar. Vendosni gjithmonë kapakun e
15 - 002 - 30.09.2016

Publicité

Table des Matières
loading

Ce manuel est également adapté pour:

Comfortcut 600Powercut 700983398349835

Table des Matières