Makita UB0801 Manuel D'instructions Original page 121

Masquer les pouces Voir aussi pour UB0801:
Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 11
• Ventilatorë rrotullues. Mbajini duart
dhe këmbët jashtë vrimave ndërsa
makineria është në funksionim.
• Hiqeni prizën nga rrjeti para se
ta pastroni, mirëmbani ose nëse
kordoni është i dëmtuar.
• Produktet elektrike nuk duhet të
flaken poshtë bashkë me mbeturinat
shtëpiake. Ju lutemi t'i ricikloni aty ku
duhet. Konsultohuni me autoritetin
vendor ose shitësin tuaj për këshilla
mbi riciklimin.
• Izolim i dyfishtë
RREGULLA TË PËRGJITHSHME MBI
SIGURISË
1. Udhëzim i rëndësishëm sigurie
• Ju lutemi të lexoni me kujdes të gjitha udhëzimet e
sigurisë dhe funksionimit para se ta përdorni këtë
produkt. Ju lutemi tu kushtoni vëmendje të veçantë
të gjitha seksioneve të këtij manuali të operatorit
që përmban simbole dhe njoftime paralajmërimi.
Moszbatimi i paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund
të shkaktojë shok elektrik, djegie dhe/ose plagosje të
rënda.
• Ky mjet synohet të përdoret për fryrje dhe thithje. Mos
e përdorni kurrë mjetin për funksione të ndryshme nga
përdorimi i synuar, si fryrja e balonave.
• Mjeti duhet të lidhet vetëm me një ushqyes rryme me
tension të njëjtë siç tregohet mbi etiketë dhe mund
të përdoret me ushqyes rryme AC njëfazore. Mjeti ka
izolim të dyfishtë dhe si rrjedhim mund të përdoret
gjithashtu edhe nga prizat pa tokëzim.
• Ruajini të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet për
referencë në të ardhmen.
2. Trajnimi
• Lexojini udhëzimet me kujdes. Familjarizohuni me
komandat dhe përdorimin e duhur të mjetit.
• Mos i lejoni kurrë fëmijët, personat me aftësi të kufizuara
fizike, ndijore ose mendore, ose ata që kanë mungesë
përvoje dhe njohurie, ose që nuk janë të familjarizuar
me këto udhëzime të përdorin fryrësin. Rregulloret
lokale mund ta kufizojnë moshën e përdoruesit.
• Kurrë mos e përdorni mjetin ndërsa ndodhen në
afërsi njerëz të tjerë, veçanërisht fëmijë ose kafshë
shtëpiake.
• Operatori ose përdoruesi është përgjegjës për aksi-
dente ose rreziqe që u ndodhin njerëzve të tjerë ose
pronave të tyre.
3. Përgatitja
• Gjatë përdorimit të mjetit, gjithmonë mbathni këpucë të
përshtatshme dhe pantallona të gjata.
• Vishuni si duhet - Mos mbani veshje të lirshme ose
bizhuteri. Ato mund të ngecin te pjesët e lëvizshme.
Rekomandohet përdorimi i dorezave të forta dhe
këpucëve të përshtatshme kur punoni në ambiente të
jashtme.
• Mbani kapëse flokësh për të mbledhur flokët e gjatë.
Mbani syze mbrojtëse gjatë përdorimit.
• Për të parandaluar irritimin nga pluhuri rekomandohet
mbajtja e një maske për fytyrën.
• Para përdorimit kontrolloni kordonin e rrymës dhe
zgjatuesin për shenja dëmtimi dhe konsumimi. Mos
e përdorni mjetin nëse kordoni është i dëmtuar ose i
konsumuar.
• Kurrë mos e përdorni mjetin me mbrojtëse ose ekran
me defekt, apo pa pajisjet e sigurisë, si për shembull pa
çantën mbledhëse.
• Përdorni vetëm një kabëll zgjatimi që duron kushtet e
motit dhe ka kapacitetin e duhur të përshtatshëm për
mjetin tuaj.
4. Përdorimi
• Gjithmonë drejtojeni kabllin nga fundi larg mjetit.
• Nëse kordoni dëmtohet gjatë përdorimit, shkëputeni
menjëherë kordonin nga rryma. MOS E PREKNI
KORDONIN PARA SE TA SHKËPUSNI NGA RRYMA.
Mos e përdorni mjetin nëse kordoni është i dëmtuar ose
i konsumuar.
• Mos e mbani mjetin nga kablli.
• Shmangni ambientet e rrezikshme - Mos e përdorni
mjetin në vende të me lagështi ose të njoma.
• Shkëputeni mjetin nga rrjeti i elektricitetit:
– kurdoherë që largoheni nga mjeti.
– para se të pastroni një bllokim.
– para se të kontrolloni, pastroni ose punoni në mjet.
• Fikeni menjëherë mjetin, shkëputeni nga rryma dhe
kontrollojeni nëse ka pengesa ose nëse njësia është
dëmtuar:
– pasi ka goditur një objekt të huaj.
– nëse mjeti fillon të dridhet në mënyrë të pazakonshme.
• Përdoreni mjetin vetëm gjatë ditës ose në ndriçim
artificial të mirë.
• Mos u zgjatni shumë dhe mbani drejtpeshimin gjatë
gjithë kohës.
• Gjithmonë sigurohuni gjatë hedhjes së këmbëve në
pjerrësi.
• Ecni, mos vraponi kurrë.
• Mbajini hyrjet e ajrit të lira nga copëzat e huaja.
• Kurrë mos hidhni copëza në drejtim të kalimtarëve.
• Mjeti duhet të jetë i pajisur me një pajisje mbetjesh me
rrymë të vazhdueshme jo më të madhe se 30 mA.
5. Mirëmbajtja dhe magazinimi
• Para kryerjes së shërbimit, kontrollit ose magazinimit,
ose ndryshimit të ndonjë aksesori, fikeni mjetin, hiqeni
prizën nga rryma dhe prisni derisa të ndalojnë plotësisht
të gjitha pjesët lëvizëse të mjetit. Lëreni të ftohet para
se të bëni ndonjë kontroll, rregullim, etj. Mirëmbajeni
fryrësin me kujdes dhe mbajeni pastër.
• Mbajini të gjitha dadot, bulonat dhe vidhat të
shtrënguara fort dhe sigurohuni që mjeti të jetë në
gjendje pune të sigurt.
• Kontrolloni
shpesh
përkeqësim.
• Zëvendësoni pjesët e konsumuara ose të dëmtuara.
• Përdorni vetëm pjesë ose pajisje shtesë origjinale.
• Vendosini mjetet e fikura në ambiente të brendshme
- Kur nuk janë në përdorim, mjetet duhet të ruhen në
ambiente të brendshme, në vende të thata dhe të larta
ose të kyçura - larg fëmijëve.
mjetin
për
konsumim
ose
121

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières