HEQJA DHE RIVENDOSJA E MBULESËS SË SEXHOLINOS
Kapaku i sediljes për fëmijë përbëhet nga 5 pjesë (mbështetësja e kokës
(x2), mbështetësja e shpinës, përforcuesi dhe mbrojtësja nga goditjet). Këto
mbahen në pozicion në disa vende me kopsa. Pasi të jenë liruar të gjitha
kopsat, pjesët e mbulesës mund të hiqen një nga një.
Për t'i vendosur përsëri mbulesat në sexholino, ndiqni sipas radhës së kundërt
udhëzimet për heqjen.
Mbulesa mund të lahet vetëm në temperaturë 30 °C, me një program
delikat larjeje. Në të kundërt, copa e mbulesës mund të çngjyroset. Mos
e lani mbulesën së bashku me rrobat e tjera dhe mos e thani në makinën
tharëse apo mos e ekspozoni ndaj rrezeve të drejtpërdrejta të diellit!
GARANCIA E PRODHUESIT DHE RREGULLORET E ASGJËSIMIT
CYBEX GmbH (Riedingerstr. 18, 95448 Bayreuth, Gjermani) ju ofron 3 vite
garanci për këtë produkt. Garancia është e vlefshme në vendin ku produkti
i është shitur fillimisht një klienti nga një shitës me pakicë. Përmbajtja e
garancisë dhe të gjitha informacionet e rëndësishme që nevojiten për
garancinë, mund të gjenden në faqen tonë të internetit
go.cybex-online.com/manufacturer-warranty-car-seats. Në rast se
përshkrimi i artikullit përfshin garancinë, të drejtat tuaja ligjore kundrejt nesh në
raste defektesh mbeten të pacenuara.
Zbatoni rregulloret për asgjësimin e mbetjeve në vendin tuaj.
All manuals and user guides at all-guides.com
SQ
93