Makita CF100D Manuel D'instructions page 124

Masquer les pouces Voir aussi pour CF100D:
Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 10
Shqip
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e lart dhe
nga personat me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore ose
që kanë mungesë përvoje dhe njohurie nëse janë mbikëqyrur ose
udhëzuar për sa i përket përdorimit të pajisjes në një mënyrë të
sigurt dhe kuptojnë rreziqet e përfshira. Fëmijët nuk duhet të luajnë
me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk do të
bëhet nga fëmijët pa qenë të mbikëqyrur.
Për të parandaluar lëndimet serioze, ju lutemi lexoni dhe kuptoni të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet para
përdorimit.
Juve do t'ju nevojitet ky manual për paralajmërimet dhe masat paraprake të sigurisë, për montimin,
përdorimin, inspektimin, procedurat e mirëmbajtjes, pastrimin dhe listën e pjesëve. Ruajeni këtë manual në
një vend të sigurt dhe të thatë që mund t'i referoheni në të ardhmen.
E RËNDËSISHME
UDHËZIMET PËR SIGURINË
Kur përdorni një pajisje elektrike, duhet të zbatoni masat paraprake themelore, përfshi ato si më poshtë:
LEXONI TË GJITHA UDHËZIMET PARA PËRDORIMIT TË KËSAJ PAJISJEJE.
PARALAJMËRIM - Për të ulur rrezikun nga zjarri, goditjet elektrike ose lëndimet:
1. Mos e ekspozoni ndaj shiut. Ruajeni në ambiente të brendshme.
2. Mos lejoni që të përdoret si lodër. Kur përdoret nga fëmijët ose afër tyre është e nevojshme të tregoheni tepër të
vëmendshëm.
3. Përdoreni vetëm sipas përshkrimit në manual. Përdorni vetëm pjesët e rekomanduara nga prodhuesi.
4. Mos e përdorni me bateri të dëmtuara. Nëse pajisja nuk punon siç duhet, për shkak se mund të jetë hedhur
përtokë, dëmtuar, është lënë në ambiente të jashtme, ose ka rënë në ujë, atëherë kthejeni në qendrën i
vëmendshëm.
5. Mos e mbani pajisjen me duar të lagura.
6. Mos vendosni asnjë objekt në pjesën hyrëse të saj.
7. Mbajini flokët, rrobat, gishtat dhe të gjitha pjesët e trupit larg nga pjesët e hapura dhe ato lëvizëse.
8. Fikini të gjitha butonat komandues para se të hiqni baterinë.
9. Përdorni vetëm përshtatësin AC ose karikuesin e siguruar nga prodhuesi. Aksesorët që mund të jenë të
përshtatshëm për një ventilator me bateri mund të përbëjnë rrezik nëse përdoren në pajisje të tjera.
10. Mos e karikoni baterinë në ambiente të jashtme.
11. Mos e ekspozoni ndaj zjarrit ose temperaturave të larta.
12. Mos e përdorni pranë flakëve të ekspozuara, thëngjijve të ndezur ose ambienteve shpërthyese, si në praninë e
lëngjeve, gazeve ose pluhurit të ndezshëm. Ventilatorët me bateri krijojnë shkëndija të cilat mund të shkaktojnë
ndezjen e pluhurit ose tymrave.
RUAJINI KËTO UDHËZIME
Kjo pajisje është projektuar për përdorim shtëpiak.
RREGULLA SHTESË TË SIGURISË
1. Lexojeni me kujdes këtë manual udhëzimi dhe manualin e udhëzimit të karikuesit para përdorimit.
2. Ndalojeni menjëherë pajisjen nëse konstatoni anomali.
3. Nëse ventilatori ju bie nga dora ose goditet, kontrollojeni me kujdes për krisje ose dëmtime para përdorimit.
4. Mos e afroni pranë sobave ose burimeve të tjera të nxehtësisë.
5. Mos e përdorni nëse pajisja është thyer, përkulur ose krisur, ose nëse pjesët e saj janë dëmtuar. Çdo ventilator
me bateri që duket i dëmtuar në çfarëdolloj mënyre ose funksionon në mënyrë të çrregullt duhet të hiqet
menjëherë nga shërbimi. Inspektojeni para çdo përdorimi.
6. Mos e lini ventilatorin me bateri të ndezur dhe pa mbikëqyrje.
124
RUAJENI KËTË MANUAL
PARALAJMËRIME DHE RREGULLAT E SIGURISË

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières