Mirëmbajtja; Shënime Për Pastrimin; Pastrimi I Koshit Të Derës - LG GTF916PZPYD Manuel Du Propriétaire

Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 181
MIRËMBAJTJA
Shënime për pastrimin
• Kur hiqni një raft ose sirtar nga brenda pajisjes,
hiqni të gjitha ushqimet e vendosura nga rafti ose
sirtari për të parandaluar lëndimet ose dëmtimet
në pajisje.
− Përndryshe, mund të ndodhin lëndime për
shkak të peshës të ushqimeve të vëna.
• Nëse pastroni hapësirat e jashtme të ajrimit të
pajisjes duke përdorur fshesë me korrent, atëherë
duhet të hiqet kodroni i energjisë nga priza për të
shmangur çdo shkarkesë statike që mund të
dëmtojë pjesët elektronike ose të shkaktojë
goditje elektrike.
• Nxirrini raftet dhe sirtarët dhe lajini me ujë dhe
pastaj thajini mirë para se t'i vendosni përsëri.
• Fshijeni rregullisht gominën e derës me një leckë
të butë të njomë.
• Spërkatjet dhe njollat e koshit të derës duhet të
pastrohen pasi mund të komprometojnë aftësinë
ruajtëse të koshit dhe mund të dëmtohet.
• Pas pastrimit, kontrolloni nëse është dëmtuar,
gërryer ose nuk është futur mirë kablli i energjisë.
• Mbajini të pastra hapësirat e ajrimit jashtë
pajisjes.
− Hapësirat e ajrimit të bllokuara mund të
shkaktojnë zjarr ose dëmtim të pajisjes.
• Kur pastroni brenda ose jashtë pajisjes, mos e
fshini atë me furçë të ashpër, pastë dhëmbësh,
apo materiale që mund të ndizen. Mos përdorni
agjentë pastrimi që përmbajnë substanca të
ndezshme.
− Kjo mund të shkaktojë çngjyrosje ose dëmtimin
e pajisjes.
− Substancat e ndezshme: alkool (etanol,
metanol, alkool izopropil, alkool izobutil, etj),
hollues, zbardhues, benzen, lëng i djegshëm,
abraziv, etj
• Për pjesën e jashtme të pajisjes, përdorni një
sfungjer të pastër ose leckë të butë dhe
detergjent të butë me ujë të ngrohtë. Mos
përdorni pastrues gërryes ose të fortë. Thajeni
mirë me leckë të butë.
• Mos i pastroni asnjëherë raftet ose mbajtëset në
lavastovilje.
− Pjesët mund të deformohen për shkak të
nxehtësisë.
• Pastroni vazhdimisht sipërfaqet që mund të jenë
në kontakt me ushqimin dhe sistemet e
aksesueshme të kullimit.
• Nëse pajisja ka një llambë LED, mos e hiqni
kapakun e llambës në ndonjë provë për të
riparuar ose rregulluar. Ju lutem kontaktoni një
qendër informacioni për klientin të LG Electronics.
Pastrimi i koshit të derës
Heqja e koshit të derës të frigoriferit/
ngrirjes
Mbajini të dyja anët e koshit dhe ngrijeni duke e
ngritur lart.
SQ
27

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières