Lidhja Elektrike; Këshilla Të Përgjithshme; Lidhja E Njësisë Së Brendshme; Lidhja E Njësisë Së Jashtme - Bosch Climate 3000i Serie Notice D'installation

Masquer les pouces Voir aussi pour Climate 3000i Serie:
Table des Matières

Publicité

3.5

Lidhja elektrike

3.5.1
Këshilla të përgjithshme
PARALAJMËRIM
Rrezik për jetën nga rryma elektrike!
Prekja e pjesëve elektrike që janë nën tension, mund të shkaktojë goditje
elektrike.
▶ Para punimeve në pjesët elektrike, ndërpriteni furnizimin me tension
shumëpolësh (siguresa/çelësi LS) dhe sigurojeni ndaj rindezjes pa
dashje.
▶ Punimet në sistemin elektrik mund të kryhen vetëm nga një elektricist
i miratuar.
▶ Respektoni masat e sigurisë sipas rregulloreve kombëtare dhe
ndërkombëtare.
▶ Nëse ka rrezik sigurie në tensionin e linjës apo në rast qarku të
shkurtër gjatë instalimit, informojeni operatorin me shkrim dhe mos i
instaloni pajisjet pa u zgjidhur problemi.
▶ Kryejini të gjitha lidhjet elektrike sipas planit të lidhjeve elektrike.
▶ Priteni izolimin e kabllos vetëm me veglat e posaçme.
▶ Mos lidhni asnjë konsumator tjetër në linjën elektrike të pajisjes.
▶ Mos ngatërroni fazën me nulin. Përndryshe mund të shkaktoni avari.
▶ Në rast lidhjeje fikse elektrike, instaloni një mbrojtëse nga
mbitensioni dhe një automat të përcaktuar për 1,5 herë konsumin
maksimal të energjisë së pajisjes.
▶ Për pajisjet me linja elektrike fikse ku ka firo korrenti mbi 10 mA,
rekomandojmë instalimin e një stakuesi RCD me korrent stakimi
diferencial nominal jo më të lartë se 30 mA.
3.5.2
Lidhja e njësisë së brendshme
Njësia e brendshme është e lidhur me të jashtmen përmes një kablloje
tipi H07RN-F 5-telëshe. Prerja tërthore e përçuesit të kabllos së
komunikimit duhet të jetë së paku 1,5 mm
KËSHILLË
Dëmet në pronë për shkak të lidhjes së gabuar të njësisë së brendshme
Njësia e brendshme ushqehet me tension nga njësia e jashtme.
▶ Lidheni njësinë e brendshme vetëm te njësia e jashtme.
Për të lidhur kabllon e komunikimit:
▶ Palosni kapakun e sipërm ( figura 19).
▶ Hiqni vidën dhe hiqni kapakun nga pulti.
▶ Hiqni vidën dhe hiqni kapakun [1] e klemave të lidhjes ( figura 20).
▶ Përthyejeni për jashtë hyrjen e kabllos [3] nga mbrapa njësisë së
brendshme dhe kaloni kabllon.
▶ Sigurojeni kabllon në kapëse [2] dhe lidheni me klemat W, 1(L),
2(N), S dhe
.
▶ Vini re caktimin e telave në klema.
▶ Rivendosni kapakët.
▶ Kaloni kabllot te njësia e jashtme.
Climate 3000i – 6721823680 (2022/11)
2
.
3.5.3
Lidhja e njësisë së jashtme
Një kabllo elektrike (3 tela) dhe kablloja e komunikimit (5 tela) lidhen me
njësinë e jashtme. Përdorni kabllo të tipit H07RN-F me prerje të
majtueshme tërthore të përçuesit dhe sigurojeni lidhjen me linjën
elektrike përmes një sigurese ( tabela 8).
Njësia e jashtme
Mbrojtja e
rrjetit
CL3000i 26 E
13 A
CL3000i 35 E
13 A
CL3000i 53 E
16 A
CL3000i 70 E
25 A
tab. 8
▶ Hiqni vidën dhe kapakun e lidhjes elektrike ( figura 21).
▶ Siguroni kabllon e komunikimit me kapëse dhe me lidheni te klemat
W, 1(L), 2(N), S dhe
(caktimi i telave në klema sipas njësisë së
brendshme) ( figura 22).
▶ Sigurojeni kabllon elektrike në kapëse dhe lidheni me klemat L,
N dhe
.
▶ Rivendosni kapakun.
Instalimi
Prerja tërthore e përçuesit
Kablloja
Kablloja e
elektrike
komunikimit
2
2
≥ 1,5 mm
≥ 1,5 mm
2
2
≥ 1,5 mm
≥ 1,5 mm
2
2
≥ 1,5 mm
≥ 1,5 mm
2
2
≥ 2,5 mm
≥ 2,5 mm
229

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières