Pastrimi Dhe Kujdesi; Bëj Dhe Mos Bëj - Beko RSSA290M31WN Notice D'utilisation

Réfrigérateur
Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 38
SQ

Pastrimi dhe kujdesi

1. Rekomandojmë që ta fikni pajisjen në
prizë dhe të hiqni spinën e korrentit para se
ta pastroni.
2. Asnjëherë mos përdorni mjete të
mprehta ose substanca gërryese, sapun,
pastrues shtëpie, detergjent ose dyll lustrues
për pastrim.
3. Përdorni ujë të ngrohtë për të pastruar
kabinetin e pajisjes dhe fshijeni me leckë.
4. Përdorni një leckë të njomë të shtrydhur
në një solucion me një lugë çaji bikarbonat
sode në një pintë uji për të pastruar pjesën e
brendshme dhe thajeni me leckë.
5. Sigurohuni që të mos hyjë ujë në kutinë
e kontrollit të temperaturës.
6. Nëse pajisja juaj nuk do të përdoret për
një kohë të gjatë, fikeni, hiqni të gjitha
ushqimet, pastrojeni dhe lëreni derën pak të
hapur.
7. Pluhuri që grumbullohet në kondensator,
i cili ndodhet në pjesën e pasme të pajisjes,
duhet të pastrohet njëherë në vit me fshesë
me korrent.
8. Kontrolloni gominat e dyerve për t'u
siguruar që të jenë të pastra dhe pa grimca
ushqimesh.
9. Asnjëherë:
• Mos e pastroni pajisjen me materiale të
papërshtatshme; p.sh. produkte me bazë
nafte.
• Mos e ekspozoni në temperatura të larta,
në asnjë mënyrë.
• Mos e krruani, fërkoni, etj me materiale
gërryese.
10. Heqja e kapakut të baxhos dhe tabakasë
të derës:
• Për të hequr ndarjen e baxhos, më parë
ngrini kapakun lart rreth një inç dhe tërhiqeni
nga ana ku ka një hapësirë mbi kapak.
• Për të hequr një tabaka të derës, hiqni të
gjitha gjërat në to dhe thjesht shtyjeni
tabakanë e derës lart nga baza.
Udhëzime për përdorimin
11. Sigurohuni që ena në pjesën e pasme të
pajisjes që grumbullon ujin e shkrirjes të jetë
gjithmonë e pastër. Nëse doni ta hiqni
tabakanë për ta pastruar, ndiqni udhëzimet
më poshtë:
• Fikeni prizën dhe hiqeni spinën nga
korrenti.
• Rrotulloni lehtë kunjën në kompresor me
një palë pinca në mënyrë që tabakaja të
hiqet.
• Ngrijeni lart.
• Ngrijeni enën, pastrojeni dhe fshijeni.
• Montoni përsëri, duke i bërë veprimet në
radhë të kundërt.
Bëj dhe mos bëj
Bëj- Pastrojeni dhe shkrijeni pajisjen
rregullisht.
Bëj- Mbajeni mishin e pagatuar dhe
shpendët poshtë ushqimeve të gatuara
dhe produkteve të qumështit.
Bëj- Mbani ushqimet për kohë sa më të
shkurtër dhe përmbajuni datave "Më së
miri para" dhe "Përdoreni deri" etj.
Bëj- Hiqini të gjitha gjethet e papërdorshme
ng aperimet dhe pastroni dherat.
Bëj- Lërini marulet, lakrat, majdanozin dhe
lulelakrat me rrënjë.
Bëj- Mbështilleni djathin në letër kundër
yndyrës dhe pastaj në një qese
polietilieni, duke nxjerrë jashtë sa më
shumë ajër të jetë e mundur. Për
rezultate më të mira, nxirrini nga
frigoriferi një orë para se t'i konsumoni.
Bëj- Mbështilleni mishin e pagatuar dhe
shpendët lirshëm në qese polietilieni
ose fletë alumini. Kjo parandalon
tharjen.
Bëj- Mbështilleni peshkun dhe të
brendshmet në qese polietilieni.
Bëj- Mbështillini ushqimet me erë të fortë
ose që mund të thahen në qese
polietilieni, ose fletë alumini ose
vendosini në enë të izoluara.
Bëj- Mbështilleni bukën mirë për ta mbajtur
të freskët.
Bëj- Ftoheni verën e bardhë, birrën dhe ujin
mineral para se ta shërbeni.
21

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières