Télécharger Imprimer la page

Skil 6940 Notice Originale page 89

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 11
• Përdorni detektorë përkatës për të gjetur linjat e
fshehura të shërbimit ose telefononi kompaninë
lokale të shërbimeve për ndihmë (kontakti me linjat
elektrike mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike;
dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim;
shpimi i një tubi uji do të shkaktojë dëmtim të pronës ose
një goditje elektrike)
• Kur punoni, mbajeni fort veglën dhe mbështetini
mirë këmbët (në një moment mund të shfaqet një forcë
rrotullimi e lartë reaguese gjatë shtrëngimit dhe lirimit të
vidhave)
• Mbajeni kordonin gjithmonë larg nga pjesët lëvizëse të
pajisjes
• Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e
prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën
• Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni
menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën
PAS PËRDORIMIT
• Kur ta largoni pajisjen, fikeni motorin dhe sigurohuni që të
gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndluar plotësisht
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
5 Mos e hidhni veglën bashkë me materialet e mbetjeve
familjare
PËRDORIMI
• Ndezje/Fikje 6
• Bllokimi i çelësit për përdorim në vazhdim 7
• Kontrolli i shpejtësisë për ndezjen e butë 8
• Ndryshimi i drejtimit të rrotullimit 9
- kur është vendosur si duhet në pozicionin majtas/
djathtas, çelësi A 2 nuk mund të aktivizohet
! ndryshoni drejtimin e rrotullimit vetëm kur pajisja
të jetë plotësisht e ndaluar
• Funksionimi i veglës
! përdorni vetëm punto me bosht heksagonal
! mos përdorni punto të dëmtuara
- shtyjeni punton në pozicionin e fundit në mbajtësen e
puntos
- drejtojeni vidhën në punton e vidhosjes (vidha mbahet
nga mbajtësi magnetik i puntos)
- shtyjeni fort majën e vidhës në material
- shtypni çelësin e aktivizimit A dhe shtyjeni veglën
përpara për të filluar vidhosjen ose lirimin e vidhës
- rregulloni thellësinë e vidhosjes, nëse duhet
• Rregullimi i thellësisë së vidhosjes 0
- rrotullojeni manshetën E në drejtim orar për rritjen e
thellësisë së vidhosjes
- rrotullojeni manshetën E në drejtim antiorar për
zvogëlimin e thellësisë së vidhosjes
- gjithmonë provojeni në fillim në një material të
padobishëm
• Mbajtja dhe drejtimi i veglës
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri !
- mos ushtroni shumë trysni mbi pajisje; lëreni pajisjen
që të punojë për ju
- mbajini të çarat e ajrimit H 2 të pambuluara
• Ndërrimi i mbajtësit të puntos @
• Rripi i dorës #
• Kapësja e rripit $
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
• Kur vidhosni një vidë/pranë skajit të prerjes kryq ose një
skaj të drurit, shponi paraprakisht një vrimë për të
shmangur krisjen e drurit
• Kur vidhosni në dru të fortë, duhet të shponi paraprakisht
një vrimë
• Për një përdorim optimal të veglës kërkohet një presion i
qëndrueshëm mbi vidë, veçanërisht kur ta hiqni
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
• Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht të çarat e ajrosjes H 2)
! shkëputni spinën para pastrimit
• Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të
SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit
e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës
janë të paraqitura në www.skil.com)
• Kordorni elektrik i dëmtuar duhet të zëvendësohet vetëm
në një qendër të shërbimit të SKIL për të shmangur një
rrezik
MJEDISI
• Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe
paketimin së bashku me materialet e mbeturinave
familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për
pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe
zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare,
pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të
jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe të
kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me
mjedisin.
- simboli 5 do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja
për t'i hedhur
ZHURMA / VIBRIMI
• E matur në përputhje me EN 62841, niveli i trysnisë së
tingullit i kësaj pajisje është 84 dB(A) dhe niveli i fuqisë
së tingullit 95 dB(A) (shmangia standarde: 3 dB) dhe
vibrimi < 2,5 m/s² (shuma vektor i tre drejtime; pasiguria
K = 1,5 m/s²)
• Niveli i emetimit të vibrimit është matur në përputhje me
një provë të standardizuar të dhënë në EN 62841; ajo
mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër
dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj vibrimit kur
përdorni pajisjen për proceset e përmendura
- përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me
aksesorë të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund
të rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
- kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur
por jo në punë, mund të zvogëlojnë ndjeshëm nivelin
e ekspozimit
! mbroni veten nga efektet e vibrimit duke
mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke i
mbajtur duart e ngrohta dhe duke organizuar
mënyrën tuaj të punës
89

Publicité

loading