21. Mos fryni kurrë materiale të rrezikshme, si
p.sh. gozhda, copa xhami apo sende me teh.
22. Mos e përdorni fryrësen pranë materialeve të
ndezshme.
23. Shmangni punën me fryrëse për periudha të
gjata në ambiente me temperaturë të ulët.
24. Përpara montimit ose kalibrimit të makinerisë,
fikni motorin dhe hiqni kapakun e kandeletës
apo kutinë e baterisë.
25. Mbani pajisje mbrojtëse personale përpara
ndezjes së motorit.
26. Përpara se të nisni motorin, kontrolloni makinerinë
për dëmtime, vida/dado të liruara ose për ndonjë
montim jo të saktë. Kontrolloni të gjitha levat e
komandave dhe çelësat për një punë më të thjeshtë.
Pastroni dhe thani dorezat.
27. Mos u përpiqni kurrë ta ndizni motorin nëse
makineria është e dëmtuar ose jo e montuar
plotësisht.
28. Rregulloni rripat e krahëve dhe dorezën për
dorën sipas përmasave trupore të përdoruesit.
29. Me motorin të ndezur vetëm në minimo,
vendosni rripin e krahut.
30. Gjatë përdorimit, përdorni rripin e krahut.
Mbajeni fort makinerinë në anën tuaj të djathtë.
► Fig.2
31. Mbajeni dorezën e përparme me dorën e majtë
dhe dorezën e pasme me dorën e djathtë,
pavarësisht nëse jeni person që përdorni
dorën e majtë ose të djathtë. Shtrëngoni
gishtat rreth dorezës.
32. Asnjëherë mos u përpiqni ta përdorni
makinerinë me një dorë. Humbja e kontrollit
mund të rezultojë në lëndime të rënda ose
fatale. Për të reduktuar rrezikun e lëndimeve,
mbajini duart dhe këmbët larg nga furçat ose
tamburet e fshesës.
33. Nëse makineria përplaset fort ose bie,
kontrolloni gjendjen e saj para se të vazhdoni
punën. Kontrolloni sistemin e karburantit
për rrjedhje të karburantit dhe kontrollet dhe
pajisjet e sigurisë për keqfunksionim. Nëse ka
dëmtime ose dyshoni për dëmtime, dërgojeni
për inspektim dhe riparim në qendrën e
autorizuar të shërbimit.
34. Ndiqni manualin e përdorimit të njësisë
elektrike për përdorimin e duhur të levës së
kontrollit dhe çelësit.
35. Gjatë ose pas përdorimit, mos e vendosni
makinerinë e nxehtë mbi bar të thatë apo
materiale të djegshme.
36. Referojuni manualit të udhëzimeve të njësisë
elektrike për mënyrën e nisjes dhe kontrollit të
makinerisë.
Rimbushja me karburant
Ndalojeni motorin përpara se të rimbusheni me
1.
karburant. Qëndroni larg nga flakët e hapura
dhe shkëndijat. Asnjëherë mos pini duhan
gjatë rimbushjes me karburant. Ndryshe mund
të rezultojë në zjarr dhe/ose shpërthim.
2.
Rimbushjen me karburant kryejeni jashtë.
Rimbushja me karburant brenda një dhome të
mbyllur mund të shkaktojë shpërthim të avullit të
karburantit.
3.
Shmangni kontaktin me karburantin ose vajin e
motorit. Mos i thithni avujt e karburantit. Nëse
derdhet karburanti ose vaji, fshijeni menjëherë
makinerinë dhe/ose tokën. Nëse ju derdhet
karburant në rroba, ndërrojini menjëherë për të
parandaluar që t'ju marrin flakë.
Pas rimbushjes me karburant, shtrëngojeni me
4.
kujdes kapakun e serbatorit të karburantit dhe
kontrolloni për rrjedhje karburanti. Lëvizni të paktën
3 m (10 këmbë) larg nga burimi dhe vendi i furnizimit
me karburant përpara se të ndizni motorin.
5.
Karburantin transportojeni dhe ruajeni vetëm
në enë të miratuara. Mbajini fëmijët larg nga
karburanti i ruajtur.
Transportimi
1.
Ndalojeni motorin gjatë transportit. Ndryshe,
ndezja aksidentale mund të shkaktojë lëndim.
2.
Siguroni pozicionimin e sigurt të makinerisë
gjatë transportimit me makinë për të shmangur
rrjedhjen e karburantit.
3.
Ngrijeni të gjithë makinerinë nga toka kur e
transportoni makinerinë. Zvarritja e makinerisë
shkakton dëmtim të serbatorit të karburantit dhe
rrjedhje të karburantit, duke rezultuar në zjarr.
4.
Kur transportoni pajisjen, mbajeni në pozicion
horizontal duke e mbajtur nga boshti. Mbajeni
skapamenton e nxehtë larg nga trupi.
Dridhja
1.
Ekspozimi ndaj dridhjeve të tepërta lëndon enët
e gjakut ose sistemin nervor të përdoruesit dhe
shkakton simptomat e mëposhtme në gishta, duar
ose kyçet e duarve: Mpirje, cuksje, dhimbje, ndjesi
shpuese, ndryshim të ngjyrës së lëkurës ose të vetë
lëkurës. Nëse ju shfaqet ndonjë nga këto simptoma,
shkoni te mjeku.
Për të ulur rrezikun e "sëmundjes së dridhjeve të
shpeshta", mbajini duart të ngrohta gjatë punës dhe
mirëmbajeni makinerinë dhe aksesorët.
Mirëmbajtja dhe ruajtja
1.
Mbajini të gjitha dadot, bulonat dhe vidat të
shtrënguara për t'u siguruar që fryrësja është
në kushte të sigurta pune.
2.
Nëse pjesët janë të konsumuara ose të
dëmtuara, zëvendësojini me pjesë të ofruara
nga Makita.
3.
Ruajeni fryrësen në një vend të thatë larg fëmijëve.
4.
Kur e ndaloni fryrësen për kontroll, shërbim,
magazinim apo ndërrim aksesorësh, fikeni fillimisht
dhe sigurohuni që të gjitha pjesët lëvizëse të
ndalojnë plotësisht, si dhe hiqni kutinë e baterisë
ose kandeletën. Lëreni fryrësen të ftohet përpara se
të bëni punë mbi të. Ruajeni fryrësen me kujdes dhe
mbajeni të pastër.
5.
Gjithmonë lëreni fryrësen të ftohet përpara se
ta magazinoni.
6.
Mos e ekspozoni fryrësen ndaj shiut. Ruajeni
fryrësen në ambiente të mbyllura.
7.
Kur e ngrini fryrësen, sigurohuni të përkulni
gjunjët dhe bëni kujdes të mos lëndoni mesin.
8.
Për të reduktuar rrezikun e zjarrit, asnjëherë mos e
kryeni shërbimin e pajisjes pranë një zjarri.
Pastroni gjithmonë pluhurin dhe papastërtitë
9.
nga pajisja. Mos përdorni kurrë benzinë,
149 ALBANIAN