Télécharger Imprimer la page

Gardena 8834 Mode D'emploi page 53

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 8
3. Vënia në përdorim
Akumulatori të karrikohet (shih faqen 2):
KUJDES!
Tensioni i tepërt e shkatërron akumulatorin si dhe ngarkuesin.
Të keni parasysh tensionin korrekt të rrymës.
Para përdorimit të parë, akumulatori duhet të karrikohet plotësisht.
Akumulatori NiMH mund të karrikohet në çfarë do gjendje të
ngarkimit dhe procesi i karrikimit mund të ndërpritet në çdo
moment, pa e dëmtuar fare akumulatorin (nuk ka efekt memorie).
1. Spina e kabllos së ngarkimit (1) të futet në akumulator (2).
2. Aparati standard i ngarkimit (3) të futet në prizë.
Llampa kontrolluese e karrikimit (4) ndriçon e kuqe:
Akumulatori po karrikohet. Llampa kontrolluese e karrikimit (4)
ndriçon e gjelbërt:
Akumulatori është i karrikuar plotësisht.
(Kohëzgjatja e karrikimit, shih 7. Të dhënat teknike).
3. Fillimisht të tërhiqet kablloja ngarkuese e spinës dhe pastaj të
hiqet aparati i ngarkimit nga priza.
4. Heqja nga përdorimi
Deponimi / kalimi i dimrit:
Vendi i ruajtjes për fëmijët nuk lejohet të ketë mundësi qasjeje.
1. Karrikimi i akumulatorit.
2. Të deponohet akumulatori në një vend të thatë.
Largimi i akumulatorëve:
Akumulatori GARDENA përmban celula NiMH, të cilat pasi të
kenë mbaruar kohëzgjatjen e punës, nuk bën të largohen bashkë
me mbeturinat e rëndomta të shtëpisë.
E rëndësishme për Gjermaninë:
Largimi sipas mënyrës së parashikuar në Gjermani kryhet nga
tregtari juaj GARDENA ose nga vendgrumbullimi komunal për
largimin e përshtatshëm.
1. Celulat NiMH të çngarkohen.
2. Celulat NiMH të largohen sipas rregullave.
5. Mirëmbajtja
Vini re që sipërfaqja e jashtme e bllokut të akumulatorit si dhe
kontaktet e akumulatorit të jenë gjithnjë të pastër dhe të thatë, para
se të lidhet me aparatin ngarkues. Në rast të fëlliqjes të pastrohet
me një leckë të butë dhe të thatë, asnjëherë nën çezme ku rrjedh ujë.
6. Mënjanimi i pengesave
Në raste të pengesave luteni që të vëni kontakt me servisin e
GARDENA. Riparimet lejohen vetëm nëse kryhen nga zyrat e servisit
të GARDENA ose nga tregtarë specialistë të autorizuar nga GARDENA.
7. Të dhëna teknike
Art. 8834
Tensioni i akum
NiMH 18 V
Kapaciteti i akum
1,6 Ah
Kohëzgjatja e ngarkimit
(ca.) 100 % plot:
3 hrs
8. Servisi / Garancia
GARDENA për produktin në fjalë ju ofron 2 vjet garanci (duke
filluar nga data e blerjes). Shërbimi i garancisë ka të bëjë me të
gjitha mangësitë esenciale të aparatit, të cilat mund të
dokumentohen se janë shfaqur si rrjedhojë e gabimeve të materialit
apo të prodhimit. Ky shërbim realizohet duke ju livruar një aparat
pa të meta, apo duke ju ofruar riparim falas të aparatit që keni nisur
drejt nesh, gjithmonë sipas zgjedhjes sonë si dhe në
qoftë se janë të përmbushura këto parakushte:
• Aparati duhet të ketë qenë trajtuar në mënyrë të përshtatshme
dhe gjithmonë sipas rekomandimeve të manualit të përdorimit.
• Nuk duhet të jetë përpjekur as blerësi e as ndonjë person i
tretë që të riparojë aparatin.
Garancia në fjalë e dhënë nga prodhuesi nuk i prek të drejtat për
garanci që mund të drejtohen përballë tregtarit / shitësit. Në raste
të garancisë, luteni të dërgoni aparatin defekt, bashkë me një
fotokopje të kuponit të blerjes. Në bashkëngjitje të dërgoni edhe
një përshkrim të mangësive, me anë të shërbimit për marrje nga
posta ( Abhol-Service – vetëm në Gjermani) ose bashkë me
pullat përkatëse të postës, duke e nisur atë në drejtim të adresës
së përshkruar të servisit në anën e pasme.
53

Publicité

loading