Télécharger Imprimer la page

Philips HR2665/93 Mode D'emploi page 55

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 23
Shqip
Hyrje
Urime për blerjen dhe mirë se vini te Philips! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që ofron "Philips",
regjistrojeni produktin tuaj në faqen www.philips.com/welcome.
E rëndësishme
Lexoni me kujdes këtë informacion të rëndësishëm përpara se ta vini në punë pajisjen dhe ruajeni për
referencë në të ardhmen.
Rrezik
-
Mos e zhytni kurrë njësinë e motorit në ujë apo në ndonjë lëng tjetër dhe as mos i shpëlani ato në
çezmë. Përdorni vetëm një leckë të njomë për ta pastruar njësinë e motorit.
Paralajmërim
-
Mos e përdorni pajisjen nëse spina, kordoni elektrik apo pjesë të tjera janë të dëmtuara ose kanë
krisje të dukshme.
-
Hiqeni pajisjen nga priza kur nuk e përdorni atë.
-
Përpara se ta fusni pajisjen në prizë, sigurohuni nëse tensioni i treguar në pjesën e poshtme të pajisjes
përkon me tensionin e rrjetit elektrik lokal.
-
Sigurohuni që pajisja është montuar si duhet përpara se të futni në prizë spinën elektrike.
-
Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, ai duhet ndërruar nga "Philips", agjenti i tij i servisit apo
persona me kualifikim të ngjashëm, në mënyrë që të shmangen rreziqet.
-
Kjo pajisje nuk duhet përdorur nga fëmijët. Mbajeni pajisjen dhe kordonin larg vendeve ku mund të
arrihet nga fëmijët.
-
Pajisjet mund të përdoren nga personat me aftësi të reduktuara fizike, ndijuese ose mendore apo që
kanë mungesë përvoje dhe njohurish vetëm nëse ata mbikëqyren ose udhëzohen për përdorimin e
sigurt të pajisjeve dhe nëse ata kuptojnë rreziqet e përfshira.
-
Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
-
Për të evituar rrezikun për shkak të ndonjë rivendosjeje të paqëllimtë të kufirit termik, kjo pajisje nuk
duhet ushqyer përmes një pajisjeje të jashtme me çelës, si p.sh. me kohëmatës, apo ndonjë qark që
ndizet e fiket rregullisht nga operatori elektrik.
-
Mos vendosni objekte të rënda mbi pajisje.
-
Mos e lëvizni pajisjen kur ajo është duke punuar.
-
Mos përdorni enëlarësen për të pastruar pajisjen.
-
Sigurohuni të shtrëngoni çelësat e panelit ballor gjatë montimit.
-
Sigurohuni që pajisja nuk është në prizë ndërkohë që montoni pajisjen.
-
Hidheni lëngun me ngadalë përmes kanalit të ujit pasi pajisja të fillojë përzierjen.
-
Mos futni në makinën e makaronave përbërës që janë në temperaturë 60°C/140°F e më lart dhe
as mos e vendosni makinën e makaronave në ambiente me temperaturë të lartë (60°C/140°F), për
shembull në sterilizim me temperaturë të lartë. Kjo do të dëmtonte pajisjen.
-
Mos hidhni kurrë ujë në dhomën e përzierjes përpara se të vendosni mbi dhomën e përzierjes
kapakun e saj.
-
Mos hidhni ujë në vrimën e çelësit të sigurisë.
-
Mos zgjidhni vetëm programin presim përpara se përzierja e brumit të ketë përfunduar. Në të
kundërt, ky veprim do të dëmtonte makinën e makaronave.
-
Mos përdorni sfungjer gërryes, pastrues kaustik ose pastrues të tjerë (për shembull, benzinë alkool
dhe propanol) për të pastruar pajisjen.
-
Pastroni pajisjen pas çdo përdorimi ose përndryshe pajisja mund të mos punojë siç duhet.
-
Mos futni sende në pajisje.
-
Bëni kujdes shtesë kur pastroni pajisjen për të shmangur prerjen nga ndonjë cep i mprehtë.
-
Fikni pajisjen dhe hiqeni atë nga priza përpara se të ndërroni aksesorët ose përpara se t'u afroheni
pjesëve që lëvizin gjatë përdorimit.
-
Mos u zgjatni kurrë në dhomën e përzierjes kur pajisja është e lidhur në korrent.
-
Mos derdhni ujë ose lëngje mbi ekran për të parandaluar ndonjë qark të shkurtër apo goditje
elektrike.
55

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

7000 serieHr2665/96