Philips sonicare 3000 Serie Mode D'emploi page 281

Masquer les pouces Voir aussi pour sonicare 3000 Serie:
Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 100
Udhëzime për larjen e dhëmbëve
lëreni furçën t'jua lajë dhëmbët. Për përvojën më të
mirë, ndiqni udhëzimet e mëposhtme për larjen e
dhëmbëve. Për t'ju ndihmuar të kaloni në furçën e re
të dhëmbëve "Sonicare", ajo ofrohet me funksionin
"EasyStart" aktiv. Ky funksion e rrit ngadalë energjinë
gjatë 14 larjeve të para për t'ju ndihmuar të
përshtateni me larjen e dhëmbëve me furçën e
dhëmbëve "Philips Sonicare".
Njomni fijet e furçës dhe vendosni një sasi të vogël
1
paste dhëmbësh.
2 Prekni dhëmbët me fijet e furçës së dhëmbëve në
një kënd të vogël (45 gradë), duke i shtyrë
butësisht në mënyrë që fijet e furçës të arrijnë vijën
e mishrave të dhëmbëve ose të jenë pak nën vijën
e mishrave të dhëmbëve.
Shënim: Mbajeni qendrën e furçës gjithmonë në
kontakt me dhëmbët.
3 Për të ndezur "Philips Sonicare", shtypni butonin e
ndezjes/fikjes.
4 Prekni lehtë dhëmbët dhe vijën e mishrave të
dhëmbëve me fijet e furçës. Lajini dhëmbët me
lëvizje të vogla prapa dhe para në mënyrë që fijet e
furçës të futen midis dhëmbëve. Vazhdoni me këtë
lëvizje gjatë gjithë ciklit të larjes së dhëmbëve.
Shënim: Fijet e furçës duhet të hapen pak nga
jashtë. Nuk rekomandohet t'i fërkoni fort siç do të
bënit me një furçë dhëmbësh manuale.
5 Për të pastruar sipërfaqet e brendshme të
dhëmbëve të përparmë, anojeni dorezën e furçës
në drejtim gjysmëvertikal dhe kryeni disa lëvizje
vertikale njëra mbi tjetrën në çdo dhëmb.
Shënim: Për të siguruar larjen e njëtrajtshme në të
gjithë gojën, ndajeni këtë të fundit në 4 seksione
duke përdorur funksionin "Quadpacer" (shih
kapitullin "Funksionet").
281
Shqip

Hide quick links:

Publicité

Table des Matières
loading

Ce manuel est également adapté pour:

Sonicare 4000 serie

Table des Matières